• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 20 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

ASH-LDSH-UNSH nënshkruajnë marrëveshjen për Koalicion

17 Nëntor, 2022
in Lajme, Headline
ASH-LDSH-UNSH nënshkruajnë marrëveshjen për Koalicion
Share on FacebookShare on Twitter



ASH-LDSH-UNSH kanë nënshkruar marrëveshjen për Koalicion Parazgjedhor në Komunën e Tuzit dhe zgjedhjet parlamentare.

Lexo kumtesën e Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj:

 


Nisur nga imperativi i zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Tuzit dhe mbrojtjes së interesit nacional të shqiptarëve në Mal të Zi përmes veprimit të partive shqiptare, Alternativa Shqiptare (ASH), Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH) dhe Unioni Nacional Shqiptar (UNSH) kanë lidhur, te enjten , me 17 nëntor 2022, dy marrëveshje.

  1. Marrëveshjen për Koalicion Parazgjedhor në Komunën e Tuzit e kanë nënshkruar tre udhëheqësit lokalë të këtyre partive: për ASH – në z. Lindon Gjelaj, për LDSH-në z. Ivan Ivanaj dhe për UNSH-në z. Fadil Kajoshaj.

Në të janë përfshirë të gjithë parametrat për qeverisje stabile e kompetente lokale, duke respektuar forcën politike të secilit nga subjektet nënshkruese, por duke pasur në plan të parë vazhdimin e bashkëpunimit brenda Forumit Shqiptar, në të mirë të zhvillimit të hovshëm, që, tashmë, hetohet në të gjitha pjesët e Malësisë.

  1. Marrëveshjen për Koalicion Parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që ato te ndodhin, e kanë nënshkruar udhëheqësit e tri partive, zotërinjtë Nik Gjeloshaj, Nikollë Camaj e Ferhat Dinosha.

Ata e kanë parë të udhës që në momentin e pikërishëm të krizës politike në Mal të Zi partitë shqiptare të jenë sa më të bashkuara e me sa më shume mandate, për të mbrojtur jo vetëm interesin e shqiptareve, por edhe të arriturat në proceset e deritashme demokratike në Mal të Zi, sidomos anëtarësimin e tij në NATO, rrugën për në BE dhe marrëdhëniet e mira me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Kosovës.

Nënshkruesit janë dakord që politikave proruse që janë të pranishme në Mal të Zi t’u ngushtohet hapësira e veprimit, sa më shumë që të jetë e mundur, në bashkëpunim me forcat properëndimore.
ASH,LDSH dhe UNSH i kanë dyert e hapura për ato parti shqiptare të cilat dëshirojnë t’u bashkohen në cilindo nivel te koalicionit.

Nik Gjeloshaj

 


 

Previous Post

Nik Gjeloshaj takohet me Kryeministrin Edi Rama

Next Post

Diaspora në Michigan – Aktivitete në nderë të Ditës së Flamurit

Next Post
Diaspora në Michigan – Aktivitete në nderë të Ditës së Flamurit

Diaspora në Michigan – Aktivitete në nderë të Ditës së Flamurit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org