• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Forcat pro-serbe fituese në zgjedhjet vendore në Podgoricë dhe në disa komuna tjera

23 Tetor, 2022
in Lajme, Headline
Forcat pro-serbe fituese në zgjedhjet vendore në Podgoricë dhe në disa komuna tjera
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në 14 komuna në Mal të Zi, tregojnë për një fitore të forcave politike të cilat nga BE-ja dhe SHBA-ja konsiderohen pro-ruse dhe pro-serbe, e të cilat i fituan edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.
Pavarësisht se nga ato forca politike që njihen si pro-serbe (Fronti Demokratik) kanë lindë forca politike që vetën e konsiderojnë parti me orientim qytetarë, siç është partia “Demokratët” e Aleksa Becic dhe partia e sapoformuar “Evropa Tani”. Këto së bashku me Frontin Demokratik tashmë janë forcat kryesore politike në Mal të Zi.

Pavarësisht se koalicioni i mbledhur rreth DPS-së të presidentit aktual Milo Djukanovic fitoi më shumë vota megjithatë “Fronti Demokratik”, “Demokratët” dhe partia e sapo themeluar “Evropa Tani”, në një koalicion të mundshëm mund të ushtrojnë pushtetin në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Ndërkaq, partia e Dritan Abazoviqit, URA në koalicion me lëvizjen CIVIS dhe Alternativën Shqiptare fituan vetëm 6.3% të votave në Podgoricë.

Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) edhe pse partia e presidentit Djukanovic fitoi më së shumti mandate në disa qytete, për shkak të mungesës së koalicioneve të mundshme pas zgjedhor, pushtetet vendore do të formohen nga kundërshtarët e tyre politikë.

Përveç Podgoricës, DPS me aleatët e vet humbi Danilovgradin, Kolashinin, Zhablakun, Plevlen, kurse arriti të mbajë pushtetin në Bijelo Pole dhe Tivar. Ndërkaq, Fronti Demokratik pro-serb arriti ta ruaj pushtetin absolut në qytetin bregdetar, Budva.

Këto zgjedhje u vlerësuan si shumë të rëndësishme pasi gara u zhvillua mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë ishin partitë pro-malazeze të udhëhequra nga DPS e presidentit aktual, Milo Djukanovic, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër ishin partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb/pro-rus, por edhe grupimet e daluna nga ata, e që sot deklarohen si parti me orientim qytetarë.

Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e kryeministrit Dritan Abazoviq humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re. Kështu që këto zgjedhje janë edhe një test për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi.

Zgjedhjet vendore u mbajtën në 14 komuna në Mal të Zi dhe sipas vëzhguesve që e monitoruan procesin zgjedhor, ai ishte mjaft i qetë dhe demokratik.

 

/Zeri i Amerikës/ /MALESIA.ORG/

 


 

Previous Post

LDSH: Procesi zgjedhor në Plavë-rast pa presedan, shijoni të dielën me familjet tuaja!

Next Post

DPS, opozitë në 20 nga 25 komunat në Mal të Zi

Next Post
DPS, opozitë në 20 nga 25 komunat në Mal të Zi

DPS, opozitë në 20 nga 25 komunat në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org