• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Mbi kulturën politike, ideologjitë, dhe damkosjën e Abazoviq

21 Gusht, 2022
in Opinione/Editoriale, Headline
Mbi retorikën, të djathtën dhe ndikimin hoxhaist
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan Albert Bikaj

Rënia e qeverisë së z. Abazoviq u bë sërish temë e bujshme. Duke parë e lexuar reagime të ndryshme, analiza politike, konkluzione ezoterike apo edhe konspiracione politike, mendova të shkruaj diçka mbi temën në fjalë.

Kultura politike, në Mal të Zi, kryesisht si në rajon, është ende në nivel fillestarë, të mos them në nivel të ulët. Bindjet ideologjike, përveç nacionalizmit folklorik, janë jo konzistente, madje shpesh të paqarta, gati-gati shizofrenike.

Këtë fakt më së miri e reflekton niveli i shumë politikbërësve por edhe i shumë qytetarëve, respektivisht reagimet, idetë, analizat e thjeshtëzuara dualiste që më së miri i pëfaqëson retorika e secilit. Kjo e pasqyron edhe reagimet me rastin e shkarkimit të kryeministrit në ikje z. Dritan Abazoviq. Dikurë, për shumë veta ‘hero’, sot ‘zero’ e ‘tradhëtarë’.

Pse kështu? Ndonëse nuk jam dakord me të, për arsye pikëpamjesh filozofike dhe politike, jam i bindur se ai u keqkuptua, edhe vazhdon të keqkuptohet. Problemi i ish-kryeministrit është bindja e tij konzistente politike, e cila edhe e bëri figurativisht viktimë.

Z. Dritan Abazoviq, i dashur apo i urryer, për nga spektri politik tradicional kategorizohet si liberal i majtë dhe kozmopolit. Diçka që ështe ende e zorshme të kuptohet në një shoqëri dhe rajon ku ideologjia dominuese është socializmi dhe nacionalizmi folklorik.

Duke pasur parasyshë bindjet, ai beson me të vërtetë në dialog dhe paqe midis popujve në Mal të Zi dhe rajon. Mision i cili duket shumë i vështirë, që kerkon maturi, durim dhe mbi të gjitha shumë-shumë kohë, pasi raportet dhe proceset socio-politike janë të natyrës së tillë. Ideja se këto probleme mund të zgjidhën ndonëse për momentin, larg realitetit, nuk është jo e logjikshme apo e gabuar për të ardhmën.

Problemi qëndron me iluzionin që të jep pushteti dhe bindjet idealiste, që të mos them utopike. Kjo e fundit është karakteristikë, që të mos them e metë, e liberalizmit të majtë: shpresa për përparim duke injoruar tre faktorë të rëndësishëm: kohën, realitetin dhe historinë. Injorimi i këtyre tre faktorëve është pamaturi, ngutje nën ndikimin ideologjik e cila i kushtoi shumë.

Shkurt, që të mos e zgjas, ish-kryeministri nuk është hero, por as tradhëtarë; në këtë rast është viktimë e bindjeve utopiste që janë rezultat i [pa]maturisë në veprimtarinë politike. Ndonëse, sa i takon Malit të Zi, ai ka arritur ta zbusë klimën politike nderetnike, që është për t’u përgëzuar. Por kjo arritje mund t’i ketë kushtuar shumë: sakrificën e karierës politike.

Previous Post

Bie Qeveria e Dritan Abazoviqit

Next Post

Festivali Mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2022”, nata e dytë

Next Post
Festivali Mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2022”, nata e dytë

Festivali Mbarëkombëtar i folklorit "Rapsha 2022", nata e dytë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org