• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Djukanovic ndërprenë mbështetjen për Qeverinë e Abazoviqit

10 Korrik, 2022
in Lajme, Headline
Djukanovic ndërprenë mbështetjen për Qeverinë e Abazoviqit
Share on FacebookShare on Twitter


Kryesia e DPS-së së Milo Djukanovic vendosi njëzëri të dielën, më 10 korrik, që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Arsyeja është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviqi të premten, më 8 korrik. DPS-ja deklaroi se marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.

Nga partia e presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, vlerësuan se Qeveria ndryshoi kursin politik për të cilin ishte rënë dakord me formimin e saj.

“Qeveria braktisi detyrën prioritare të përmbushjes së detyrimeve nga agjenda e integrimit evropian dhe me nguti, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me publikun profesional, bëri marrëveshje me Kishën Ortodokse, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm interesave shtetërore të Malit të Zi”, u tha në njoftimin e DPS-së.

Partia e Djukanovic në Kuvendin e Malit të Zi ka 29 deputetë dhe është forca kryesore politike që ka mbështetur Qeverinë e pakicës së Abazoviqit, e cila nuk ka ministra të saj.

Menjëherë pas njoftimit të DPS-së, ka folur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka përshëndetur vendimin e kryesisë së DPS-së.

“Është përgjegjësi kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën mos e vështirëso situatën. Do të shohim se cili është qëndrimi i shumicës së deputetëve”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Abazoviq inicioi dhe zbatoi procedurën me të cilën u miratua teksti i Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe përkundër paralajmërimeve nga partitë partnere në pushtet, në radhë të parë DPS-së, Partisë Socialdemokrate dhe një pjesë të partive të pakicës, si dhe opozita Socialdemokrate, për dëmin e asaj marrëveshjeje për interesat e Malit të Zi.

Gjatë diskutimit në Qeveri, Abazoviq ka pranuar se pjesë Marrëveshjes Themelore nuk janë harmonizuar plotësisht me ligjet dhe Kushtetutën e Malit të Zi, por ka insistuar në miratimin e saj.

Pas Qeverisë së Malit të Zi, marrëveshja duhet të miratohet nga Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe, dhe më pas Abazoviq dhe Patriarku Porfirije i Kishës Ortodokse Serbe duhet të bien dakord për datën dhe vendin e nënshkrimit.

Ndërsa Partia Socialdemokrate, zyrtarë të së cilës janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, ka paralajmëruar fillimin e procedurës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi.

Previous Post

Urime festën e Kurban Bajramit

Next Post

A mund ta shpëtojë Kisha Qeverinë e Abazoviqit?

Next Post

A mund ta shpëtojë Kisha Qeverinë e Abazoviqit?

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org