• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Dukaj: Fotografia nuk është bërë në ambientet e ministrisë, por në Komunën e Tuzit

5 Korrik, 2022
in Lajme, Headline
Dukaj: Fotografia nuk është bërë në ambientet e ministrisë, por në Komunën e Tuzit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj, kuadër i Alternativës Shqiptare, ishte në qendër të vëmendjes këto dy ditët e fundit. Jo për punën e tij, por për fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, ku përkrah flamurit malazez shihet edhe ai shqiptar.

OJQ të ndryshme menjëherë reaguan duke kërkuar llogari nga Dukaj për shpalosje të flamurit kombëtar shqiptar, dhe sqarim nga ana e tij nëse kjo ishte bërë në ambientet e ministrisë përkatëse. Me ligj, shpalosja e simboleve të vendeve të tjera, është e ndaluar në godinat e Qeverisë.Dukaj në përgjigjen e tij sqaroi se fotografia në fjalë, në të cilën është edhe flamuri shqiptar dhe që e kishte publikuar për të uruar 4 korrikun, ditën e pavarsisë së SHBA-së, nuk është bërë në ambientet e ministrisë, por në Komunën e Tuzit.

“Pas një intresimi të paparë nga mediat, dhe akuzave të pabaza nga të gjitha anët, jam i detyruar të jap sqarimin e mëposhtëm. Si shqiptar kam shfrytëzuar të drejtën që në Komunën e Tuzit të shpalos flamurin kombëtar shqiptar, krahas atij të Malit të Zi, dhe kjo është në përputhje me ligjet e vendit. Fotografia në të cilën përveç flamurit malazez, shihen edhe ato të SHBA, BE dhe ai shqiptar, nuk është nga Ministria e administratës publike, pas kjo do të përbënte shkelje të ligjit.”, thuhet në sqarimin e Dukaj.

Previous Post

Plani lokal për punësueshmërinë e të rinjve të komunës së Ulqinit

Next Post

Debat dhe frikë e pakuptimtë mbi flamurin

Next Post
Mbi retorikën, të djathtën dhe ndikimin hoxhaist

Debat dhe frikë e pakuptimtë mbi flamurin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org