• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Dinosha largohet nga UDSh: Nuk jam më Kryetar nderi dhe as anëtar i partisë

1 Korrik, 2022
in Lajme, Headline
F. Dinosha: Abazoviq nuk është një patriot shqiptar, por një politikan me orientim qytetar
Share on FacebookShare on Twitter



Ferhat Dinosha ka njoftuar se është larguar nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve(UDSh).

Ai ka bë të ditur se nuk do të jetë më Kryetar nderi por as anëtar i partisë.

Siç duket largimi i tij është i lidhur me përçarjen e degës së UDSh-së në Malësi.

/MALESIA.ORG/

Lexo kumtesën e plotë të Ferhat Dinoshës:

Dëshiroj ta njoftoj opinionin se nuk jam më Kryetar Nderi as anëtar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

Pauza disavjeçare, gjatë të cilës kam qenë ambasador i Malit të Zi në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës , ka bërë që të bjerë dukshëm potenca politike e partisë dhe të ftohen marrëdhëniet me kryetarin aktual të saj , z. Mehmet Zenka . Veç kësaj, partia ka përjetuar përçarje në Degën e Malësisë , duke përgjysmuar votat dhe duke krijuar dy grupime politike

 Me t’u kthyer në vendlindje, para një muaji, jam interesuar shumë per t’i ribashkuar dy grupimet, përkatësisht për  ta rikthyer në Degë grupin e përjashtuar nga partia , të profilizuar tashmë , si Unioni i Tuzit.

Ky grup ka pranuar të rikthehet në Degë dhe të bëhet sërish pjesë e Kryesisë së saj , me kusht që unë, si koordinator, të marr përsipër udhëheqjen e Degës , kurse nga posti i kryetarit të saj , të tërhiqet z. Enis Gjokaj , deri në riorganizimin e strukturës së re të Degës, përmes ndonjë vendimi të organeve partiake ose kuvendit të ri zgjedhor lokal.

Këtë ia kam përcjellë kryetarit të Degës dhe disa bashkëpunëtorëve të tij , duke u thënë që ta informojnë edhe kryetarin e partisë dhe të më kthejnë gjegje. I kam thënë kryetarit të Degës se do t’ia vlente të sakrifikonim ne të dy , ai me tërheqjen e une me marrjen e perkohëshme të të parit të Degës , por  nuk kam marrë përgjigjen e pritur.

 Kjo dhe shumë çështje të tjera të metabolizmit partiak të partisë më të fortë të pakicave në Mal të Zi , në fazën e përgatitjeve dhe të vetë mbajtjes së Referendumit të Pavarësisë , më bëjnë të ndërmarr këtë hap, që mund të jetë më i vështiri e më i padëshirueshmi në karrierën time politike.

Kurrë nuk do t’i harroj dhe do t’i falenderoj përjetë me respekt të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e UDSH-së dhe u premtoj se , në dhashtë Zoti shëndet e jetë , do të vazhdoj , në një fomë a tjetër , të jap kontribut për të mirën e shqiptarëve dhe të proceseve demokratike në Mal të Zi .

Ky që jam , jam falë tyre . Në e kanë mirë aty ku janë , u vazhdoftë e mira ! Në e paçin ngushtë , i pres në bashkëudhëtim të ri , me sjellje e mirëkuptim të vjetër.

Ferhat Dinosha

 


 

Previous Post

Kamberi thotë se është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë

Next Post

Lekë Dedvukaj vjen me këngën e tij të re “Atje laeg është Malësia” (Video)

Next Post
Lekë Dedvukaj vjen me këngën e tij të re “Atje laeg është Malësia” (Video)

Lekë Dedvukaj vjen me këngën e tij të re "Atje laeg është Malësia" (Video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org