• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, promovon librat e Anton K. Berishaj dhe Anton Vukpalaj

25 Qershor, 2022
in Kulturë, Headline
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, promovon librat e Anton K. Berishaj dhe Anton Vukpalaj
Share on FacebookShare on Twitter


Të enjten e 23-qershorit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), janë promovuar dy libra të botuar një vit më parë, nga akademiku Anton Kolë Berishaj dhe profesori i shkencave politike, Anton Vukpalaj.

Libri “Në botën e përbashkët” i autorit Anton Kolë Berishaj flet pë traditën, tranzicionin dhe anomin tek shqiptarët, ku një pjesë e madhe e shtypjeve dhe diskriminimeve ndodh nën petkun e të përbashktës. Ndërsa libri “Fshehja e krimit” i autorit Anton Vukpalaj, flet për politikën e mashtrimeve të mëdha në Kosovë nga ana e regjimit të Sllobodan Millosheviq-it mbi krimetdhe gjenocidin dhe tentativën për fshehje të tij.

Janë dy libra, që trajtojnë problematika të ndryshme, por që Kosova është ajo që përputhë këto dy problematika të trajtuara në këto dy vepra.

Akademik Prof.Dr. Anton Kolë Berishaj

Libri, “Në botën e përbashkët” i Berishajt, në pjesën e parë përqendrohet në zbardhjen e rrethanave të jetës në botën e përbashkët kryesisht asaj shqiptare, si krijesë historike, politike, sociokulturore, ekonomike dhe etno-psikologjike, ndërsa pjesa e dytë e këtij libri ruan vazhdimësinë e qasjes ndaj fenomeneve që trashëgohen nga jeta në botën e përbashkët.

Pamje nga promovimi i librave të Anton Kolë Berishaj dhe Anton Vukpalaj

Në pjesën e tretë të titulluar: tranzicioni, proces i ndryshimeve pas kthesave, si modifikim eventual i realitetit shoqëror dhe i krijesave paraprake, që në esencë kuptohet si zhbërje për të ribërë. Dhe pjesa e katërt, anomia, që synon zbardhjen e proceseve tranzitore në ritmin e tyre të intensifikuar për të ikur nga disa elemente të traditës.

Prof.Dr. Anton Vukpalaj

Libri, “Fshehja e krimit”, e studiuesit Anton Vukpalaj, në pjesën e parë të librit ka analizuar fazat e para të konfliktit në Kosovë, përkatësisht luftës të cilat paraqiten si një paralajmërim për Perëndimin se një situatë e ngjashme si ajo në Bosnje dhe Hercegovinë mund të përseritej në Kosovë.

Ndërsa, në pjesën e dytë të veprës së Vukpalajt, është analizuar procedimi i krimeve të kryera në Kosovë nga ana e aparatit shtetëror të Millosheviqit para tribunalit të Hagës, kurse në pjesën e tretë ai trajton operacionet Asanacija në Bosnje dhe në Kosovë.

Por, cili ishte motivi i Vukpalajt të trajtonte një problematikë të tillë thuajse të pa prekur më parë në Kosovë?

Sipas Vukpalajt, ishin disa arsye që e shtynë në këtë drejtim.

”Një ndër to është mungesa e një literature shkencore adekuate për të kaluarën e luftës në Kosovë. Ndërsa tjetër motiv ka qenë që të shpjegohet strategjija e kryerjes së krimeve në Kosovë si një kundërpesh ndaj mohimit të këtyre krimeve nga ana e Serbisë”, ka thënë ai.

 

PortalD

 

 


 

Previous Post

Breshëri shkakton dëme të mëdha bujqësore në Malësi

Next Post

Arianit dhe Agron Gojçaj, fitues të tre çmimeve në festivalin mbarëkombëtar për fëmijë në Prishtinë

Next Post

Arianit dhe Agron Gojçaj, fitues të tre çmimeve në festivalin mbarëkombëtar për fëmijë në Prishtinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org