• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, vizitoi komunën e Tuzit

8 Prill, 2022
in Lajme, Headline
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, vizitoi komunën e Tuzit
Share on FacebookShare on Twitter
Sot, kryetari I Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj me bashkëpunëtorë priti ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës,  Hajrullah Çeku në përcjelljen e SHS Ariana Zherka Hoxha, ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal të Zi.
Zoti Gjeloshaj e njoftoi ministrin Çeku me historikun dhe situatën në Komunën e Tuzit duke theksuar edhe rolin që Kosova ka pasur që nga fillimi në shkollimin e kuadrove malësorë, por edhe lidhjen shpirtërore të malësorëve me Kosovën. Posaçërisht u vu në pah bashkëpunimi i deritashëm i komunës me investues nga Kosova, që veç janë prezentë në Komunën e Tuzit, siç është firma Pestova (me fabrikën e patatinave), pastaj firma ETC që po punon në hapjen e një qendre tregtare si dhe me fillimet e para të investimeve për një fabrikë të vajit nga ndërmarrësi Abdurahman Ćesko.
Ministri Çeku shprehu kënaqësinë me një fillim të mbarë të marrëdhënieve të Kosovës me Komunën e Tuzit në këtë segment dhe gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve të ngushta në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit ndërmjet MKRS të RK dhe Komunës së Tuzit.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për një sërë mundësish të bashkëpunimit në fushën e kulturës, ku Tuzi ka një nevojë të posaçme, por edhe në fushën e sportit, në veçanti pjesëmarrjen KF “Deçiq” në turnamentin mbarëkombëtar në Prishtinë, por edhe KB “Deçiq”, si dhe sporteve të tjera.
Në takim, krahas kryetarit, Gjeloshaj morën pjesë edhe kryetari i KK Fadil Kajoshaj, nënkryetarët: Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, shefja e kabinetit të kryetari të Komunës së Tuzit Drita Rukaj, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale Marina Ujkaj; bashkëpunëtoret e ministrit: znj. Klodeta Krasniqi – shefe e kabinetit dhe Donarte Kastrati – asistente ekzekutive e MKRS; si dhe bashkëpunëtoret SHS ambasadores: Ruzvelt Frrokaj, ministër dhe Ifete Çeku, sekretare e parë.
Delegacioni i MKRS të RK u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Komunës së Tuzit.
Komuna e Tuzit!
Previous Post

Më në fund, qeveria e Malit të Zi vendos sanksione ndaj Rusisë

Next Post

Delegacioni nga Kosova, kryesuar nga ministri Çeku, viziton Shtëpinë Muze të Dedë Gjo Lulit

Next Post
Delegacioni nga Kosova, kryesuar nga ministri Çeku, viziton Shtëpinë Muze të Dedë Gjo Lulit

Delegacioni nga Kosova, kryesuar nga ministri Çeku, viziton Shtëpinë Muze të Dedë Gjo Lulit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org