• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Diaspora shqiptare në SHBA: Në zgjedhjet në Ulqin të përkrahen subjektet shqiptare

25 Mars, 2022
in Opinione/Editoriale, Headline
DPS më i forti në Ulqin
Share on FacebookShare on Twitter

Në zgjedhjet lokale për Komunën e Ulqinit të votohen vetëm partitë nacionale shqiptare, të cilat nuk u bene bisht i partive qytetare.

Diaspora shqiptare në SHBA, nga trojet shqiptare në Malin e Zi, si gjithmonë në historinë e egzistencës së Saj, ka qenë e interesuar për vendlindjen e vet. Një shumicë e pjestarëve të diasporës së atyre trojeve nga Komuna e Ulqinit, me vëmendje të veçantë i përcjellin ngjarjet e aktivitetet e ndryshme shoqërore, politike e humanitare të cilat ndodhin në Komunën tonë!

Natyrshëm, diaspora çdoherë u është gëzuar punëve e lajmeve të mira ashtu sikur edhe është mërzitur shumë kur në vendin e origjinës së vet kanë ndodhur dhe ndodhin ngjarje, zhvillime e punë jo edhe aq pozitive e jo të mira për popullin tonë atje.

Diaspora shqiptare ne Shba, nga komuna e Ulqinit, ka qenë dhe është në vazhdimësi e përkushtuar dhe e gatshme për ndihmesë në çdo projekt zhvillimor që realizohet në vendin prej nga vjen, pa marr parasysh, sa është kostoja e shpenzimeve dhe pavaresisht kush është inicues i projektit apo ndonjë pune tjetër çfarëdo qoftë ajo por, kuptohet gjithmonë duke pasë parasyshë që ajo çka bëhet të shkojë në të mirë të popullit e bashkëvendasve të saj.

Si një nga antarët e shumtë të diasporës nga Komuna e Ulqinit, poashtu këto ditë, me shumë vëmendje e interesim po ndjek zhvillimet politike në Malin e Zi, e veçanarisht procesin parazgjedhor për zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit, Komunë të cilën e kemi vendlindjen tonë dhe me plot të drejtë e konsiderojmë edhe si qendrën e shqiptarëve në Malin e Zi. Brengosës është fakti, që edhe kësaj here subjektet politike shqiptare në Komunën e Ulqinit,  nuk u dakorduan që të garojnë të bashkuara në zgjedhje lokale të 27 Marsit. Madje, ajo çka është edhe ma e çuditshme, disa prej ktyre subjekteve politike u futën në koalicione me parti qytetare malazeze (URA, SDP, SD) duke u tjetërsuar e transformuar kështu në “mallë të ri”.

Këta, madje po tentojnë ta bindin popullin e zgjedhësin e Ulqinit për një “fillim të ri“ thua se kemi të bëjmë me gjoja diçka të re, e të pa parë deri më tani.
Të habit fakti se po imponohen si “mallra të ri“ e me “fillim të ri” pikërisht ata subjekte politike të cilat më parë dhe jo më larg se “dje”, akuzonin partnerët e sotëm (por edhe të djeshëm), për korrupsion e vjedhje, për prishje hotelesh e shkatrrim të turizmit, për mospunë e mosdije, për keqpërdorim e familjarizëm, e akuzë pas akuze nga më të ndryshmet.

Me një fjalë: deri dje- kampion i korrupsionit, e prej sot- partner i koalicionit, me qëllim për të realizuar siç e thojnë ata, “fillimin e ri”! Pra sot, për zgjedhjet lokale në Ulqin janë bashkuar parti qytatare e nacionale, parti me koncepte kozmopolite e parti satelite me pushtet në të gjitha qeveritë, pa parim e pa ide, por me qëllimin e vetëm per ti shfrytëzuar e manipuluar, zgjedhësit e këtij vendi e të kësaj Komune. Është shumë shqetësuese dhe turpëruese për një pjesë bukur të mirë të Diasporës në SHBA nga Komuna e Ulqinit, edhe tendenca në rritje e nëpërkëmbjes dhe nënvlerësimit të gjuhës shqipe në Ulqin. Po vërehet që gjatë organizimit të tubimeve e konventave elektorale, në mes të qytetit të Ulqinit, disa liderë të partive edhe pse po deklarohen ndonëse si ndër hundë se janë shqiptarë, ma për mburrje e kanë të flasin gjuhën malazeze e te pushtetit, se sa gjuhën shqipe.

Prandaj, me të drejtë mund të vlerësohet, se këta zgjedhje kanë për qëllim dhe tendencë, deformimin e votës shqiptare në Komunën e Ulqinit, apo thënë më ndryshe, kanë për qëllim për ta hutuar votuesin e orientuar reth tabanit kombëtar, me synimin final, që në bashkëpunim edhe me qarqet e ndryshme anti shqiptare e filoserbe, të pengojnë sa më shumë, të arriturën historike dhe misionin e shejtë të patriotëve e atdhetarëve të shquar shqiptare por më së shumti edhe të vet banorëve të Ulqinit, që në Ulqin të flitet, të kultivohet e mësohet gjuha shqipe.

Mund të konkludohet poashtu, se mashtrimet e strategjive meskine me koalicione të pa natyrshme e kompromituese, nuk duhet të kalojnë në asnjë mënyrë në shekullin 21, sepse në këtë mënyrë dëmtohen interesat e qytetarëve të Ulqinit dhe ajo çka është më shqetësuese, me këto lloj koalicionesh, cenohet rëndë interesi nacional, ruajtja e identitetit dhe gjuhës shqipe,
tradita e trashëgimia kulturore e shqiptarëve në Komunën e Ulqinit por edhe më gjërë.

Si përfundim, duhet të sensibilizohet votuesi shqiptar i Komunës së Ulqinit dhe Inkurajohet ai, që edhe krahas paknaqësive eventuale ndaj subjekteve politike shqiptare, (pakënaqësi këta
shpeshherë të bazuara dhe të arsyeshme), që në zgjedhjet lokale për Komunën e Ulqinit me 27. mars 2022, të votojnë vetëm partitë nacionale shqiptare, të cilat nuk u bene bisht i partive qytetare, sepse vetëm këta subjekte meritojnë votën Tuaj, dhe kanë të drejtën morale që ta drejtojnë Komunën e Ulqinit dhe ta zhvillojnë e mbrojnë ate, si në aspektin zhvillimor ashtu
edhe atë kombëtar.

Sinqerisht,
Ali Kurti; Vehbi Mehmeti; Alban Mustafaj; Mustafë Bërkani; Sefer Avdiu; Allmir Mustafaj;
Mirsad Cuca; Hysen Mehmedi; Flamur Anamali; Safet Kallaba; Mustafë Hidra; Besart Luka;
Sabahudin Cuca; Ilmi Duraku; Mirsad Salaj.

New York, 18. MARS. 2022

Previous Post

Vedat Gashi, kandidat për ta zënë vendin e Eliot Engel në Kongresin Amerikan, nesër në Michigan

Next Post

Ulqin – Koalicioni “Fillim i Ri” fiton 14 mandate, DPS-PB 6 mandate, UDSH-LDnëMZ 6 mandate

Next Post
Ulqin – Koalicioni “Fillim i Ri” fiton 14 mandate, DPS-PB 6 mandate, UDSH-LDnëMZ 6 mandate

Ulqin – Koalicioni “Fillim i Ri” fiton 14 mandate, DPS-PB 6 mandate, UDSH-LDnëMZ 6 mandate

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org