• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 10 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjukanovic mandaton Abazoviqin për Kryeministër

3 Mars, 2022
in Lajme, Headline
Gjukanovic mandaton Abazoviqin për Kryeministër
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, propozoi liderin e Lëvizjes Qytetare URA, njëherësh ish-zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq, për mandatar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

“Përfaqësuesit e Lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur Qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjën e Qeverisë me propozimin e mandatarit”, thuhet në deklaratën e Gjukanoviqit.

Më herët, presidenti Gjukanoviq zhvilloi konsultime me përfaqësuesit e partive parlamentare, të cilave nuk iu përgjigjën partitë e shumicës së mëparshme qeverisëse, Fronti Demokratik pro-Serb (DF), Mali i Zi Demokratik (Demokratët) dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).

Partitë kombëtare të pakicave thanë gjatë konsultimeve me Gjukanoviqin se e mbështesin qeverinë e pakicës, ndërsa socialdemokratët thanë se do të mbështesnin “çdo qeveri me mendje evropiane” dhe ishin të gatshëm jo vetëm ta mbështesin atë, por edhe të marrin pjesë në të.

Pas bisedimeve me Gjukanoviqin më 25 shkurt, lideri dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (SDP), Rashko Konjeviq, tha se Malit të Zi i duhet një qeveri e qëndrueshme me prioritete të qarta dhe jo një eksperiment i ri politik, i ngjashëm me Qeverinë në largim të Zdravko Krivokapiqit.

URA dhe lideri i saj, Dritan Abazoviq po kërkojnë formimin e një qeverie të pakicës, e cila do të përfshijë, përveç URA-s, partitë kombëtare të pakicave të shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe SNP-në pro-serbe. Mbështetje në Parlament pritet të marrin edhe nga partia e Gjukanoviqit dhe dy partitë tjera socialdemokrate. ​

Më pak se një muaj pas rënies së Qeverisë së Krivokapiqit, SNP-ja nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në Qeverinë e Dritan Abazoviqit.

Fronti Demokratik dhe Demokratët kërkojnë formimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve.

Ata e konsiderojnë konceptin e qeverisë së pakicave si “tradhti” ndaj vullnetit elektoral të votuesve në zgjedhjet e gushtit 2020, prandaj në Podgoricë dhe qytete të tjera malazeze po organizojnë protesta dhe bllokada duke kërkuar zgjedhje të reja. Ata akuzojnë URA-n dhe Abazoviqin për marrëveshje politike me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit Gjukanoviq.

Protestat nisën në fund të janarit të këtij viti, në prag të rënies së Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit, së cilës i është dhënë mosbesimi më 4 shkurt.

Tri ditë më vonë, kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, lider i demokratëve, u shkarkua.

Që atëherë, Parlamenti është bllokuar pasi nënkryetari Strahinja Bulajiq nga Fronti Demokratik refuzoi të caktojë një seancë sepse “kushtet politike nuk janë përmbushur”.

Më 25 shkurt, Bulajiq kërkoi që sa më shpejt, në vend të formimit të qeverisë së re, të hapej dialogu mes liderëve të partive që fituan shumicën në zgjedhjet e fundit, të cilat e dërguan DPS-në e Gjukanoviqit në opozitë pas tre dekadash.

Previous Post

Manifestim për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në QKI “Malësia”

Next Post

Tifozët e Buduqnostit shkaktojnë incidente dhe sulmojnë tifozët tonë

Next Post
Tifozët e Buduqnostit shkaktojnë incidente dhe sulmojnë tifozët tonë

Tifozët e Buduqnostit shkaktojnë incidente dhe sulmojnë tifozët tonë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org