• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Nëse Becic shkarkohet, do ta ngrejnë të gjithë Malin e Zi në këmbë

7 Shkurt, 2022
in Lajme, Headline
Nëse Becic shkarkohet, do ta ngrejnë të gjithë Malin e Zi në këmbë
Share on FacebookShare on Twitter

Tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi i këtij shteti pritet të vendosë të hënën për shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Aleksa Becic.

Për shkarkimin e Becic, opozita ka nevojë për mbështetjen e Lëvizjes Qytetare URA, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Qeverisë tashmë të shkarkuar, Dritan Abazoviq.

Becic është udhëheqës i Demokratëve, deputetët e të cilit subjekt politik kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Deputeti i Demokratëve, Boris Bogdanovic, paralajmëroi në fillim të seancës së Kuvendit se nëse Becic shkarkohet, kjo parti “do ta ngrejë të gjithë Malin e Zi në këmbë”.

“Ai që voton për këtë, voton për koalicion me DPS. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Ata nuk kanë ku të shkojnë. Ne kemi një zgjedhje dhe kjo është rruga. Nëse shkarkimi ndodh, të gjithë në protestë të mërkurën, më 9 shkurt”, tha Bogdanovic.

Nismën për shkarkimin e Becic e kanë nënshkruar 38 deputetë të opozitës nga DPS, e cila udhëhiqet nga presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Djukanovic, nga dy parti të socialdemokratëve, nga Partia Boshnjake dhe nga Koalicioni Shqiptar “Njëzëri”.

Për shkarkimin e Becic, opozita ka nevojë për mbështetjen e Lëvizjes Qytetare URA, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Qeverisë tashmë të shkarkuar, Dritan Abazoviq.

Pjesa tjetër e shumicës parlamentare, 37 deputetë nga Fronti Demokratik pro-serb dhe disa parti më të vogla, kanë deklaruar se nuk do të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.

Koalicioni prej tre anëtarësh – Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA – ka qeverisur Malin e Zi qysh në fund të vitit 2020.

Në zgjedhjet e gushtit të atij viti, këto parti kanë fituar një shumicë të ngushtë, duke rrëzuar DPS, e cila ka qeverisur Malin e Zi për rreth 30 vjet.

Previous Post

Rënia e dëshmorit të popullit, Dedë Prëlë Nikollaj, frymëzim për brezat e rinj

Next Post

Në prag të zgjedhjeve lokale në Ulqin, partitë politike shqiptare duhet të përfillin vullnetin e votuesit të tyre

Next Post
A duhet shqiptarët të dalin në zgjedhjet e 30 gushtit?!

Në prag të zgjedhjeve lokale në Ulqin, partitë politike shqiptare duhet të përfillin vullnetin e votuesit të tyre

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org