• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 24 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Masakra e Tivarit – preludi i zbatimit të gjenocidit serb kundër shqiptarëve në përfundim të Luftës së Dytë Botërore

28 Qershor, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Akademik Rastoder: Të zbardhet masakrën e Tivarit
Share on FacebookShare on Twitter


Nail Draga
, Masakra e Tivarit – Gjenocid kundërshqiptarëve, Botoi: Art Club, Ulqin, 2020

Përkufizimi që i ka bërë që në titull të librit Masakrës sëTivarit studiuesi Nail Draga, si, “gjenocid kundërshqiptarëve”, është përkufizim adekuat, së pari nëaspektin juridik, e natyrisht edhe në aspektin politik e ushtarak. I përmbledhur dhe i redaktuar nga artikuj tëshumtë, studime, recensione e intervista nga autorë tëndryshëm, libri i Nail Dragës ia arrinë ta sforcojë rëndësinëe trajtimit të një masakreje që ka ndodhur në përfundim tëLuftës së Dytë Botërore kundër shqiptarëve të viseveetnike të mbetura jashtë Shqipërisë londineze, respektivisht kundër shqiptarëve të ish-Jugosllavisë.

Pa dyshim se një prej autorëve më kontributdhënës nëtrajtimin e çështjes së Masakrës së Tivarit është historianiUran Butka, i cili këtë masakër e përkufizon saktësisht si“gjenocid me motive politike dhe spastrim etnik”, studimine të cilit Nail Draga e ka përfshirë në këtë libër. Nga tëgjitha studimet dhe intervistat e përmbledhura ngastudiuesi Nail Draga rezulton se Masakra e Tivarit i ka tëgjithë elementët përbërës të një gjenocidi të përgatitur ngapërfaqësuesit ushtarakë të një grupi etnik-shtetëror, kundër një grupi tjetër etnik.

Nga autorët e ndryshëm, por edhe nga dëshmitarëtokularë vërtetohet mënyra e organizimit të spastrimit etniknë përbërje të shumë akterëve të parapërgatitur e tëmirëpërgatitur, me një metodë me përfiditet të lartë tëmaskimit dhe zbatimit të gjenocidit me kosto shumë të lirënga gjenocidkryesit e me kosto shumë të lartë përviktimat. Pushteti i ri jugosllav, i kryesuar nga shovinistëtserbë, me futjen në lojë të komunistëve të Shqipërisëlondineze, partinë e të cilës, Partinë Komuniste tëShqipërisë, e kishin themeluar në vitin 1941 agjentët serbëMilladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha, e zbatuan planine shfarosjes së trevave etnike shqiptare, duke filluar me pjesën më vitale të saj, me të rinjtë dhe me burratshqiptarë. Shovinistët serbë, i futën në lojë krerëtkomunistë të Shqipërisë, që ishin vazalë të komunistëvejugosllavë e sovjetikë, për t’i bindur shqiptarët e trevaveshqiptare të ish-Mbretërisë së Jugosllavisë për t’umobilizuar kinse kundër pushtuesve të përbashkët, nazistëve. Kështu, partizanët serbë e malazezë ia arritent’i grumbullonin mijëra shqiptarë nga të gjitha visetshqiptare të ish-Jugosllavisë, kinse për ta luftuar ushtrinënaziste, në kohën kur atëbotë ushtria hitleriane e shkatërruar nuk mund t’i mbronte as dyert e kryeqytetit tëtyre, Berlinit, pra në kohën e shpartallimit të saj. Strategjiapër shfarosjen e burrave të aftë për mbrojtje, një pjesë tëskenarit të cilën e realizuan në Tivar, bëri që pushtuesitserbë në vitin 1945 me lehtësi ta fusnin nën kontroll krejtKosovën dhe viset e tjera shqiptare.

Nga studimet e përmbledhura në librin e Nail Dragëspotencohet agjenda e një plani të gjenocidit të drejtuarkundër një populli. Masakra e Tivarit në asnjë variant nukrezulton të ketë qenë e rastit, apo si hakmarrje e zakonshme e një formacioni ushtarak kundër formacionitjetër ushtarak. Leximi i vëmendshëm i këtyre studimeve, leximi i faksimileve të dokumentuara nga arkivat, me akterë si: Enver Hoxha, Ramiz Alia, Gjin Marku, RrahmanPerllaku, e të tjerë, e shpërfaq vërtetësinë e një masakrejeme plane gjenocidi, ku emrat e lartpërmendur janëbashkëpjesëmarrës në shfarosjen e një pjese të kombit tëvet shqiptar.

Artikulli i 2 i Konventës për Gjenocid i miratuar më 9 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatëssë Kombeve të Bashkuara, gjenocidin dhe format e gjenocidit i përkufizon si më poshtë: “të gjitha aktet e kryera me qëllim të shkatërrimit, tërësisht ose pjesërisht, të një kombi, etnie, grupi fetar ose racor, si:

(a) vrasja e anëtarëve të grupit;
(b) lëndimi i rëndë fizik ose mental i anëtarëve të grupit;
(c) vënia e grupit qëllimisht në aso kushte të jetës qërezultojnë me zhdukjen e plotë fizike ose të pjesshme tëtij”.

Të tria këto kategori të përcaktuara në Konventën përGjenocid e përbëjnë realitetin e Masakrës së Tivarit sigjenocid, që me të drejtë autori e përkufizon si të tillë.

Për Masakrën e Tivarit duhet të hulumtohen më ngulmarkivat e ushtrisë jugosllave në Beograd e Podgoricë, poredhe arkivat anglezë, amerikanë e gjermanë dhe tash e tutje kjo masakër të trajtohet me vërtetësi si gjenocid përtë cilën kërkohen veprime adekuate juridike. Historinëduhet mësuar e kuptuar me të gjithë përbërësit e saj, me vërtetësi e me syçeltësi. Popujt që nuk dinë ta kuptojnë e kujtojnë të kaluarën e kanë të paqartë dhe të rrrezikuar tëardhmen. Kuptohet se studiuesi nga Ulqini, Nail Draga, e ka pasur si synim parësor ndriçimin e Masakrës së Tivaritnga shumë qasje dhe rrëfime nga dëshmitarët e mbijetuar.

Përpjekja e Nail Dragës për t’i hulumtuar të gjithareferencat e dokumentuara për Masakrën e Tivarit e ndihmon historiografinë të fokusohet në një temë që përmë shumë se shtatëdhjetë vjet nuk është trajtuar me prioritetin e duhur sipas përmasës që e ka pasur: njërinprej gjenocideve serbe kundër shqitptarëve etnikë.

Ardian Haxhaj

(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Prizren, më11.6.2021)

Tags: Dr.Nail Draga
Previous Post

Kurti prezanton katër qëndrime për marrëveshjen finale me Serbinë

Next Post

Varësia nga telefoni, fobi e modernitetit

Next Post
Shqiptarët në teatrin zgjedhor

Varësia nga telefoni, fobi e modernitetit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org