• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Zhvillimi i turizmit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

17 Qershor, 2021
in Kulturë, Headline
Zhvillimi i turizmit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi
Share on FacebookShare on Twitter

STUDIM KRAHASUES MBI POTENCIALET TURISTIKE TË MALIT TË ZI DHE SHQIPËRISË

Autori Nexhat Avdiu është paraqitur këto ditë para lexuesit me librin “Zhvillimi i turizmit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi – mundësi bashkëpunimi ndërshqiptar dhe rajonal”. Libri përbën punimin e doktoraturës së autorit dhe është një studim krahasues mbi potencialet turistike të Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe mundësitë e shfrytëzimit të tyre për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të dy vendeve.

Ai është i ndarë në gjashtë kapituj, që trajtojnë çështje të ndryshme që lidhen me objektin e studimit. Në kapitullin e parë autori paraqet një qasje teorike të turizmit si fenomen zhvillimor dhe prirjet e sotme të tij me ndikimin e tyre në hapësirën e marrë në studim, në kapitullin e dytë bën një analizë krahasuese të potencialeve turistike të Shqipërisë dhe Malit të Zi, në kapitullin e tretë jepet gjendja dhe zhvillimi turistik në Shqipëri dhe Mal të Zi, në kapitullin e katërt flitet për mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rolin e tyre në nxitjen e zhvillimit të turizmit, në kapitullin e pestë trajtohen problematikat e sotme dhe e ardhmja e zhvillimit turistik në Shqipëri dhe Mal të Zi, kurse në kapitullin e gjashtë strategjitë dhe politikat turistike me ndikimin e tyre në zhvillimin e përbashkët dhe të veçantë turistik të të dy vendeve. Në fund të librit, autori jep edhe përfundimet dhe rekomandimet e studimit të tij. Libri është mbështetur në një literaturë të pasur, ku bëjnë pjesë libra nga fusha e turizmit, strategji dhe dokumente të ndryshme planifikimi të dy vendeve, vjetarë etj.

Në parathënien e librit, autori shprehet se punimi “Zhvillimi i turizmit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi – mundësi bashkëpunimi ndërshqiptar dhe rajonal” synon të paraqesë rëndësinë që ka turizmi në të dy vendet përkrah degëve tjera të ekonomisë.

“Detyra kryesore e studimit përqendrohet në njohjen sa më të plotë të potencialeve turistike që kanë të dy vendet dhe vlerësimin e tyre në ecurinë e zhvillimit turistik që kanë ndjekur të dy vendet, të ndikuar nga faktorët e ndryshëm, si dhe problemet dhe perspektivat e zhvillimit turistik që ato kanë, duke u fokusuar edhe në faktorin shqiptar si mundësi bashkëpunimi”, shprehet ai.

Në recensionin e tij, redaktori shkencor Prof. dr. Dhimitër Doka vlerëson se ky libër “vjen në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, kur tashmë është e qartë për të gjithë roli prioritar i industrisë së turizmit në zhvillimin e ekonomisë së të dy vendeve (Shqipërisë dhe Malit të Zi) dhe shkalla e rëndësisë së tij në këtë zhvillim”.

Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” me mbështetjen e Komunës së Ulqinit, kurse është shtypur në Shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Libri është botim cilësor dhe me lidhje të fortë. Redaktor shkencor i librit është Prof. dr. Dhimitër Doka, ndërsa redaktor teknik Gazmend Çitaku.

Nexhat Avdiu ka kryer studimet e larta për gjeografi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1997. Po në këtë universitet ndoqi studimet master dhe të doktoraturës, duke fituar gradën shkencore “Doktor” në gjeografi në vitin 2012. Punon në Shkollën e Mesme të Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin. Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky është libri i tij i parë.

Ulqin, më 17. 06. 2021 ​      SHAI “Art Club”

Previous Post

Takimi Kurti – Vucic, nuk pajtohen për asgjë!

Next Post

Kapiteni Dreshaj: Ndeshja me KF Drita do te jetë shumë e fortë, jemi të njëjtit rang

Next Post
Kapiteni Dreshaj: Ndeshja me KF Drita do te jetë shumë e fortë, jemi të njëjtit rang

Kapiteni Dreshaj: Ndeshja me KF Drita do te jetë shumë e fortë, jemi të njëjtit rang

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org