• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi shtyhet për në fund të vitit

19 Mars, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Dilema e vlerave dhe e kompromisit
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse ishte parashikuar që regjistrimi i popullsisë të mbahet në muajin prill, bëhet më dije së  për shkaqe financiare dhe në mungesë të ligjit për regjistrimin e popullsisë ai do të mbahet në fund të vitit, nga del se pushteti aktual nuk ka pasur mundësi praktike të ballafaqohet me këtë proces me peshë shumëdimensionale shtetërore, që është dëshmi e raportëve shoqërore në këtë mjedis të pakonsoliduar

Nga Nail  Draga

Nga konstituimi i qeverisë së re nga ish opozita e mehershme, e cila është e dominuar me pjesëtarë nga popullsia serbe, përveç marrjës së pushtetit në sajë të fitorës së zgjedhjeve me 30 gusht 2020, një ndër çështjet e tyre programore është edhe regjistrimi ipopullsisë. Madje ata e cekin haptas se kjo  do të jetë fitorja e dytë e tyre, duke dëshmuar se regjistrimet e më hershme kanë qenë farsë e pushtetit, dhe diskriminuese, sepse nuk kanë treguar gjendjen reale në këtë mjedis.

Regjistrimi si proces statistikor e jo politik

Pikërisht, në lidhje me këtë çështje nëse analizojmë të dhënat në regjistrimet e popullsisë në Mal të Zi pas Luftës së Dytë Botërore(1948-1991) për kohën e monizmit, popullsia serbe është paraqitur në mënyrë simbolike, që nuk ka treguar realitetin demografik në aspektin nacional. Por, në këtë aspekt për serbët u bë kthesë e madhe në regjistrimin e vitit 2003 e 2011, duke dëshmuar se  regjistrimet e mëhershme kanë qenë të programuara me qellime të caktuara nga ana e pushtetit. Sepse nuk mund të quhet ndryshe e dhëna se serb në aspektin kombëtar në vitin 1948 janë deklaruar 1.78%, ndërsa malazez 90.67%, ndërsa në vitin 2003, serb janë deklaruar 31.99%, ndërsa malazez   43.16%. Këto të dhëna janë të mjaftueshme për të kuptuar realitetin demografik në Mal të Zi, sepse për këtë periudhë kohore(1948-2003), numri i serbëve është rritur për 30.21%, ndërsa i malazezëve ka rënë për 47.51%, që është dëshmi transparente e manipulimit të pushtetit me strukturën nacionale të popullsisë në këtë mjedis.

Në këtë aspekt nuk kanë bërë përjashtim as shqiptarët, boshnjakët e kroatët. Andaj në rrethana të reja shoqërore e politike regjistrimin e ardhshëm të popullsisë duhet trajtuar si proces statistikor e jo politik. Vetëm me një qasje të tillë do të kemi një realitet tjetër demografik, duke e paraqitur strukturën reale në këtë mjedis multinacional si nder më të veçantit në regjion.

Eurostat-i nuk do të përcjellë regjistrimin e popullsisë

Bëhet me dije se EUROSTAT-i(Drejtoria gjenerale e Komisionit Evropian për Statistikë) nuk do të përcjellë në terren regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Mal të Zi, edhe pse ky institucion nëvitin 2011 ka qenë pjesërisht i kyçur në përcjelljen e regjistrimit në Mal të Zi.

Niveli i kyçjes atëherë ka qenë në formën e monitorimit, përmes të ashtuquajturës “vlerësimi të ekspertëve”, ku ekspertët e angazhuar i ka miratuar EUROSTAT-i, që kanë qenë në terren gjatë regjistrimit. Por, kësaj here, bëhet më dije së nuk është planifikuar që Eurostat-i të mbikëqyr regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi(apo në ndonjë vend tjetër) njoftojnë nga ky institucion evropian.

Siç kanë theksuar, kjo nuk do të thotë së Eurostat-i nuk është ikyçur, sepse ata do të japin këshilla vendëve, me kyçje përmes grupit punues për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, ku marrin pjesë vendet në procesin e zgjerimit të BE, marrin pjesë si vëzhgues dhe kanë përfitime nga diskutimet dhe këshillimet teknike të paraqitura gjatë takimeve.

Megjithate, Eurostat-i do përcjellë përgatitjet për regjistrim dhe do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet aktuale njoftojnë nga ky institucion.

Mos miratimi i buxhetit dhe ligjit për regjistrimin e popullsisë

Sipas informacioneve që disponojmë në Mal të Zi praktikisht është e pamundur të realizohet regjistrimi i popullsisë në muajin prill, sipas paralajmërimit të mëhershëm. Si shkak praktik në lidhje mbi këtë çështje është vendimi për financimin e përkohshëm, sepse buxheti për këtë vit nuk është miratuar. Ndërsa përveç buxhetit, pengesë tjetër është edhe mos miratimi iligjit për regjistrimin e popullsisë deri në këtë moment, ndërsa nuk duhet të anashkalohet edhe   gjendja e pavolitshme epidemiologjike nga ana e koronavirusit në Mal të Zi.

Në Maqedoni të Veriut mbahët regjistrimi i popullsisë

Në regjion regjistrimi i popullsisë pas 19 vitëve do të mbahet në Maqedoni nga data 1-21 prill, ku përveç popullsisë rezidente do të regjistrohet edhe ajo në diasporë. Madje në këtë aspekt diaspora është njohtuar se mund të aplikojë në mënyrë elektronike, duke iu mundësuar regjistrimin pa pengesa subjektive.

Pasi kemi të bëjmë me kohën e pandemisë, del qartë se kemi të bëjmë me një regjistrim pandemik, me rrezikshmëri aktive, kukësaj dukurie duhet shtuar edhe sindromin e besueshmërisë, që është e luhatur vite më radhë. Duke e ditur se regjistrimet e popullsisë në kohën e monizmit në Maqedoni kanë qenë të njëanshme dhe me dyshime sa i përket numrit të shqiptarëve në kuadër të popullsisë së përgjithshme, kësaj here ekziston mundësia e përmirësimit të gabimeve të tilla me regji shtetërore. Sepse numri I shqiptarëve me rreth 25% në popullsinë e përgjithshme nuk është i tillë, por analistët dhe studiuesit e vlerësojnë se ajo është rreth 30-35%.

Shqiptarët janë 1/3 e popullsisë

Në favor të një konstatimi të tillë janë edhe  numri i nxënësveshqiptarë si dhe nataliteti i popullsisë shqiptare por edhe disafaktorë të tjerë. Nuk ka dilemë se të  gjithë indikatorët tregojnëse shqiptarët janë më shumë se sa i ka paraqitur statistika  nëregjistrimin e fundit, ku regjistrimi i prillit duhet të eliminojëdilemat e tilla.

Po ashtu duhet cekur se në këtë numër nuk janë përfshirëshqiptarët etnik të përkatësisë ortodokse në Maqedoni, qëminimalisht janë rreth 70.000 qytetarë. Nëse do të kemi njëregjistrim real, do të kemi një paraqitje tjetër në mozaikunnacional në Maqedoni të Veriut, sepse pas Malit të Zi, ky ështëvendi me strukturë heterogjene multinacionale në regjionin e Evropës Juglindore.

Nga ana tjetër duke marrë parasysh situatën e pandemisë nëSerbi regjistrimi i popullsisë që është parapa të mbahet nëmuajin prill, është shtyrë për në vjeshtë.

Përfundim

Në  Mal të Zi si mjedisi me multinacional në regjion në lidhjeme mbajtjën e regjistrimit të popullsisë polarizime të kësajnatyre  ka pasur edhe më parë. Kujtojmë më këtë rast vitin 2001, kur ishte afati të mbahet regjistrimi i rregullt, por u shty dy herëdhe përfundimisht u mbajt në vitin 2003. Por, duke marrëparasysh raportët shoqërore në Mal të Zi në momentin aktual, sidomos pas ndryshimit të pushtetit nga zgjedhjet e 30 gushtit2020, këtu vazhdon diskursi politik tipik i një mjedisi tëpakonsoliduar. Andaj, ndonëse është përcaktuar që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për në fund të vitit, nuk do të jetë çudi, qëtë prolongohet përsëri në sajë të rrethanave politike në vend.

(17 mars  2021)

Tags: Nail Draga
Previous Post

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

Next Post

Camaj: Leter bashkëkombasve në Iliridë

Next Post
Camaj: Leter bashkëkombasve në Iliridë

Camaj: Leter bashkëkombasve në Iliridë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org