• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Besëlidhja e Lezhës bënë bashkë shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina

2 Mars, 2021
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Besëlidhja e Lezhës bënë bashkë shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina
Share on FacebookShare on Twitter

Besëlidhja e Lezhës sot shënon 577 vjetorin. Në këtë përvjetor ka marrë pjesë kryetari i LVV-së, Albin Kurti, deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit, Ziadin Sela, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe Oliana Moriseni, nënkryetar e Bashkisë së Lezhës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti para të pranishmëve u shpreh se Besëlidhja e Lezhës ishte akt politik, publik e kolektiv i lidhjes së shqiptarëve.

“Sot teksa shënojmë përvjetorin e besëlidhjes, që është akt politik, publik e kolektiv i lidhjes së dëshirës së përbashkët me veprimin e secilit, nde duhet të mendojmë e veprojmë duke menduar sesi do të mendonin e vepronin nga Skënderbeu e deri tek rilindësit tanë e dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë. Populli shqiptar duhet të faktorizohet”, u shpreh Kurti.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi tha se është nderë i veçantë që ai është i pranishëm në shënimin e këtij përvjetori.

“Është nder i veçantë për shqiptarët e Luginës dhe mua që të marr pjesë në shënimin e këtij përvjetori. Ai tha se Lidhja e Lezhës është referencë sot për të ardhmen”, tha Kamberi.

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj u shpreh se kjo është një ngjarje historike.

“Kam kënaqësi të veçantë që ndodhem në mesin tuaj. Kjo është një ngjarje historike. Kemi mbijetuar si popull… gjuha, flamuri, kultura janë trimëria jonë e shenjtë dhe të ruhen me dinjitet. Ne së bashku kemi hapësirë të madhe për të ruajtur gjuhën dhe traditën tonë”, tha Gjeloshaj.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela tha se është nderë që në ditën e Lidhjes së Lezhës ndodhemi bashkë.

“Faleminderit për pritjen, urime dita. Është nderë për mua që në ditën e Kuvendit të Lezhës të jemi këtu bashkë. E rëndësishme sepse periudha për të cilën flasim ishte periudhë e lavdishme për shqiptarët. Ishte ky Kuvend që e ndërtoj Lidhjen e Prizrenit, dhe ishte Lidhja e Prizrenit ajo që i hodhi gurë themelin të një shteti shqiptar të mëvetësishëm”, tha Sela.

Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Oliana Moriseni u shpreh se Lezha është shtëpia e çdo shqiptari.

Previous Post

Gjeloshaj: Pritet të realizohen investime milionshe në Tuz

Next Post

Kryeparlamentari i Gucisë, Bujar Hasangjekaj priti në takim drejtoreshën e UBSH, Andriola Kambo

Next Post
Kryeparlamentari i Gucisë, Bujar Hasangjekaj priti në takim drejtoreshën e UBSH, Andriola Kambo

Kryeparlamentari i Gucisë, Bujar Hasangjekaj priti në takim drejtoreshën e UBSH, Andriola Kambo

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org