• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kosova, notë verbale Malit të Zi për incidentin në autobus

18 Shkurt, 2021
in Lajme, Headline
Kosova, notë verbale Malit të Zi për incidentin në autobus
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Kosovës në Podgoricë i dërgoi notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, duke kërkuar shpjegim në lidhje me një incident që ndodhi pranë qytetit Berane.

Sipas një deklarate nga Ministria në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, atje u sulmua me gurë një autobus me pasagjerë nga Kosova.

Në bazë të njoftimit, asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar dhe autobusi i kompanisë “Gjafa Tours” ka pësuar vetëm dëme materiale.

Në kohën e incidentit, në autobus ndodheshin skiatorë nga Kosova që ktheheshin nga qyteti i Kollashinit në Mal të Zi.

Absurdi më i madh është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha se ky incident ka shkaktuar frikë për lëvizjen e lirë të qytetarëve midis Kosovës dhe Malit të Zi.

“Kosova nuk do ta lejojë minimin e drejtimit euro-atlantik të rajonit nga këto incidente të mbjella nga lufta hibride kundër anëtarëve dhe aleatëve të NATO-s në rajon”, tha Haradinaj Stublla.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve malazeze që t’i ruajnë “marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Malit të Zi”, duke marrë parasysh “rolin dhe rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi”.

Previous Post

Kryeministri malazez nuk uron Kosovën, Gjeloshaj e thumbon atë

Next Post

Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik

Next Post
Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik

Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org