• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

KKSH, njofton kryeministrin malaz për problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët

27 Janar, 2021
in Lajme, Headline
KKSH, njofton kryeministrin malaz për problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi,Faik NikaC  njoftoi se ka zhvilluar takim me kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq me bashkëpunëtorë, të cilin e ka njoftuar me problematikat me të cilat ballafaqohën shqiptarët në Mal të Zi.

Lexoni postimin e plotë:

Të nderuar, ju informoj se kemi zhvilluar një takim me Kryeministrin e Malit të Zi Zdravko Krivokapiq dhe Ministrin e Drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe pakicave Vlladimir Leposaviq.

Gjatë takimit e njoftova kryeministin Krivokapiq dhe ministrin Leposaviq me situatën e KKSH-së, me aktivitetet e deritashme, duke theksuar vështirësitë dhe problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi, duke filluar nga përfaqësim jo proporcional në organet shtetërore, çështjet e arsimit në gjuhën shqipe, nevoja për investime dhe zhvillim në trevat e banuara nga shqiptarët, nevoja për decentralizimin e pushtetit, në veçanti kur është fjala për planifikimin hapsinor, etj. Gjithashtu kemi diskutuar mbi problematikat me të cilat ballafaqohen Këshillat Kombëtare siç janë: kuadri ligjor dhe zbatimi, situata financiare për funksionim dhe zhvillimin e projekteve të mirëfillta, funksionimin i Fondit për pakica etj.

Kryeministri Krivokapiq dhe ministri Leposaviq janë zotuar se kjo qeveri do të punojë në ngritjen e shkallës së respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave në nivelin më të lartë të mundshëm dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit e Këshillave Kombëtare, kurse ministri Leposaviq ka theksuar se ministria do të mbrojë këshillat nga çfarëdo llojë ndikimi, në mënyrë që këshillat të veprojnë lirshëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave nacionale, ndërsa po ashtu ka deklaruar se është i gatshëm për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve më të cilat ballafaqohen pakicat kombëtare në Mal të Zi.

Previous Post

Mali i Zi do të blejë vaksina Ruse dhe Kineze

Next Post

Ndërron jetë Dr. Abedin Axhoviq

Next Post
Ndërron jetë Dr. Abedin Axhoviq

Ndërron jetë Dr. Abedin Axhoviq

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org