• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 20 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Capitol Hill i SHBA-ve, simbol i mbrojtjes së të drejtave dhe aspiratave kombëtare të shqiptarëve

13 Janar, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Capitol Hill i SHBA-ve, simbol i mbrojtjes së të drejtave dhe aspiratave kombëtare të shqiptarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtesa e Kongresit Amerikan në Capitol Hill (Washington DC ) , brenda së cilës gjinden Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, si organet më të larta federative të pushtetit legjislativ dhe atij vendim-marrës në SHBA, konsiderohet si tempulli i demokracisë jo vetëm amerikane por edhe asaj botërore. Përveç tjerash, aty janë marrë dhe merren vendime , ku në mes të tjerash kanë të bëjnë me fatin dhe aspiratat liridashëse dhe demokratike të shumë vendeve dhe popujve të botës.

Ne shqiptarët e njohim mirë ndërtesën e Capitol-it në Washington DC dhe kemi një mirënjohje të veçantë për vet faktin se mu brenda mureve të kësaj ndërtese filloi ndërgjegjësimi i çështjes kombëtare shqiptare, përkatësisht aty filloi ndryshimi pozitiv për çështjen e Kosovës dhe pikërisht aty muar kthesë, në favorin tonë ,politika e shtetit amerikan ndaj kauzës tonë . Falë lobit shqiptaro-amerikan, ku në radhë të parë duhet të veçohet aktiviteti i Ligës Qyetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) gjatë fundit të viteve “80-ta e sidomos gjatë viteve “90-ta, por edhe shumë organizatave dhe individëve të tjerë lobist të komunitetit shqiptar të cilët ndikuan te ligjëvenësit amerikan në paraqitjen dhe aprovimin e disa dhjetra rezolutave për çështjen e Kosovës ; Aty janë mbajtur me dhjetra seanca dëgjimore (dëshmi) nga të cilat kanë rrjedhur vendime historike në përkrahje të drejtave të popullit shqiptar.

Gjithashtu, para ndërtesës së Kongresit amerikan në Capitol Hill janë organizuar disa demonstrata të fuqishme paqësore të Mërgatës shqiptare në SHBA ku është ngritur zëri i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ngjarja e 6 Janarit 2021 e cila tronditi mbarë Amerikën , kur një grup i protestuesve përdoren dhunë dhe vandalizëm për të hyrë brenda ndërtesës së Kongresit, ishte një sulm i paprecedent, jo vetëm ndaj këtij institucioni por edhe ndaj vlerave të mëdha demokratike e tradicionale të shoqërisë amerikane.

Çdo akt dhune , pa marrë parasysh se nga kush vjen

dhe për çfarë motivi është i nxitur, ndaj instucioneve të një shoqërie të lirë dhe demokratike siç janë SHBA,është i papranueshëm dhe njëzëri duhet dënuar fuqishëm nga të gjithë ne.

Duke pasur parasysh rolin dhe kontributin historik që Kongresi amerikan ka dhënë kryesisht për çështjen e Kosovës mendoj se për ne shqiptarët ai është kthyer në një simbol i rëndësishëm i mbrojtjes së të drejtave dhe i interesave tona kombëtare.

Xheladin Zeneli

Previous Post

Në Mal të Zi mund të hyhet pa test të koronavirusit

Next Post

Ambasadori Kosovës dhe i Kroacisë përurojnë përmendorën viktimave të tërmetit në Ulqin

Next Post
Ambasadori Kosovës dhe i Kroacisë përurojnë përmendorën viktimave të tërmetit në Ulqin

Ambasadori Kosovës dhe i Kroacisë përurojnë përmendorën viktimave të tërmetit në Ulqin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org