• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 17 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Haradinaj-Stublla e quan Vuçiqin “këlyshi i Rusisë”, thotë se ai po kërcënon me luftëra të reja në Ballkan

12 Nëntor, 2020
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Haradinaj-Stublla e quan Vuçiqin “këlyshi i Rusisë”, thotë se ai po kërcënon me luftëra të reja në Ballkan
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar në Twitter ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Haradinaj-Stublla përmes Twitter-it ka thënë se politika dhe qasja e siç e quajti ajo “këlyshi i Rusisë”, Vuçiqin, është kundër vlerave të BE-së dhe NATO-s.

“Politika dhe qasja e këlyshit të Rusisë është qartë kundër vlerave të BE-së dhe NATO-s për politikat e sigurisë në Ballkan. Të gjitha përpjekjet ruse e serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit janë të papranueshme për Kosovën dhe me siguri do të dështojnë sikurse kapitullimi i tyre i vitit 1999”, shkruan Haradinaj Stublla.

Ajo ka shkruar po ashtu se ministri i Informacionit i Millosheviçit, po kërcon NATO-n dhe vendet fqinje për përgatritje ushtarake për luftëra të reja në Ballkan.

“Pasi nxitën luftën e Nagorno-Karabak me armë të bëra në Serbi, Ministri i Informacionit i Millosheviçit, Vuçiq tani kërcënon të gjithë, NATO-n dhe vendet fqinje se do të vazhdojë të përgatitet ushtarakisht për luftërat e reja në Ballkan”, shkruan Haradinaj-Stublla.

Ndryshe, presidenti i Serbisë paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Aleksandar Vuçiq është zotuar se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet në Bruksel, Beogradi do të vazhdojë të forcojë veten ekonomikisht dhe ushtarakisht për të siç tha ai “të mbrojë vendin në çdo moment nga çdo agresor i mundshëm”. “Për mua, është e rëndësishme t’ju them se konflikti në Nagorno-Karabak tregoi se si një konflikt i ngrirë mund të përshkallëzohet në një katastrofë të vërtetë”, thotë Vuçiq.

“Njëra prej tyre është që ne nuk duhet t’ua lëmë fëmijëve tanë një konflikt të ngrirë. Kompromisi nuk do të thotë që ne do ta arrijmë atë, duhen dy anë”, thotë ai.

Siç deklaron ai më tej, bota, përveç deklaratave, nuk është e gatshme të reagojë, dhe çfarëdo që të ndodhë – në fund të fundit ju duhet të mbështeteni në forcën tuaj.

“Kjo është arsyeja pse Serbia do të vazhdojë të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht”, citohet të ketë thënë Vuçiq. /Telegrafi/

 

Previous Post

Behar Nikaj emërohet drejtor i Gjimnazit “25 Maji” në Tuz

Next Post

Shkon në 37 numri i të infektuarve me Covid-19 në komunën e Tuzit

Next Post
Shkon në 37 numri i të infektuarve me Covid-19 në komunën e Tuzit

Shkon në 37 numri i të infektuarve me Covid-19 në komunën e Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org