• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Koalicioni Shqiptar dhe Partia boshnjake nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re

20 Tetor, 2020
in Lajme, Headline
Koalicioni Shqiptar dhe Partia boshnjake nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za” (PD-UDSH-LDnëMZ) nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, sepse, siç thanë ata, nuk mund të jenë pjesë e Qeverisë në të cilën dominojnë partitë dhe politikat që nuk e duan barazinë e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me të cilat dallojnë në mënyrë programore dhe strategjike.

Në përgjigjen e Koalicionit Shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) drejtuar mandatarit Zdravko Krivokapic, thuhet se partitë që do të dominojnë në qeverinë e re, nuk votuan që Tuzi të bëhet Komunë, as për Ligjin mbi Përdorimin e Simboleve Kombëtare.

“Ato subjekte shtetin e Kosovës e quajnë shtet të rremë, e shpesh edhe shtet terrorist, dhe ata Malin e Zi nuk duan shtet qytetarë, por një një Mal të Zi Serbo(madh),” ​​thuhej në përgjigje.

Liderët e këtyre partive, siç thanë ata, në fillim të shekullit 21, “ëndërrojnë të marrin Shkodrën, Dubrovnikun, Pejën dhe Prizrenin dhe flasin për gërmimin e armëve”.

“Ata e konsiderojnë anëtarësimin në NATO një gabim strategjik, ashtu si dhe pavarësinë e Malit të Zi”, thuhet në mes tjerash në përgjigjen e Koalicionit Shqiptar.

Në anën tjetër, Partia boshnjake pati filluar bisedimet me mandatarin Krivokapic në një takim para disa ditësh, por dje Këshilli qendrorë i Partisë boshnjake vendosi që ata mos të jenë pjesë e qeverisë së re.

Ndërkaq Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Unioni për Tuz) është i vetmi subjekt i cili është në bisedime me mandatarin dhe përfaqësuesin e tre koalicioneve fituese të zgjedhjeve, Zdravko Krivokapic.

Nga ky koalicion para disa ditëve kanë deklaruar se ata mund të jenë pjesë e qeverisë së re, nëse do të pranohen kërkesat e tyre.

/MALESIA.ORG/

 

Previous Post

Familja Gjolaj në kushte të mjerueshme, kërkohet ndihmë!

Next Post

Komuna e Tuzit kërkon që të anulohet vendimi i paligjshëm për shitjen e “Shtëpisë së mallrave”

Next Post
Komuna e Tuzit kërkon që të anulohet vendimi  i paligjshëm për shitjen e “Shtëpisë së mallrave”

Komuna e Tuzit kërkon që të anulohet vendimi i paligjshëm për shitjen e "Shtëpisë së mallrave"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org