• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 29 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Dritan Abazoviq: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi e mbyllur, e kundërshtoj nëse vjen në rend dite

2 Shtator, 2020
in Lajme, Headline
Dritan Abazoviq: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi e mbyllur, e kundërshtoj nëse vjen në rend dite
Share on FacebookShare on Twitter

Politikani nga Ulqini, Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” ka deklaruar se do të jetë kundër, nëse në rend dite të qeverisë së ardhshme malazeze vihet tërheqja e njohjes së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, të cilën e kanë transmetuar disa prej medieve kryesore në Serbi, Abazoviq ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje.

“Natyrisht se do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën. Madje pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen e afërt dhe të merren vesh me qëllim të uljes së tensioneve dhe mundësimit të procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu e duan paqen…”, ka deklauar ai.

Kusht i koalicionit tonë është një qeveri ekspertësh, në mënyrë që të na përfaqësojnë njerëz të dinjitetshëm, ka thënë ai, duke shtuar se “regjimi do të bëjë çmos, mafia do të bëjë çmos që të mos ndodhë një gjë e tillë”.

“Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat”, ka thënë ai.

Abazoviqi po ashtu, në këtë intervistë ka thënë se ëndërr e tija është “Mali i Zi në BE”.

“Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”, ka thënë ai.

Previous Post

Zgjedhjet Parlamentare – Numri i votave në Komunat shqiptare

Next Post

DPS bashkon partnerët e koalicionit në takim

Next Post
DPS bashkon partnerët e koalicionit në takim

DPS bashkon partnerët e koalicionit në takim

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org