• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Camaj: Mirë se erdhëm në “normalitetin e ri”!

15 Maj, 2020
in Opinione/Editoriale, Headline
Camaj: Ky ishte një test për të gjithë ne, dhe unë dua të besoj se e kalueme me sukses
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Nikollë Camaj

Para do kohe iu lavdërova një miku se, kohëve të fundit, qafa më dhemb më pak se para disa viteve, kur i ishim ankuar njëri-tjetrit, lidhur me dhimbjet në qafë. Qeshi dhe më tha se qafa nuk dhemb më pak, por je mësua me dhimjen, prandaj nuk e vëren fare. Miku kishte njëri nga ata “që kishte rënë prej fikut”!

Kjo më kujton edhe një sëmundje të kamotshme të lëkurës. Kromë, e kemi quajtur ne. Pasi që na ishte bërë shprehi të kruheshim tërë kohën, ne vazhdonim të kruheshim, pa na lanë përshtypje fare, edhe pasi që lëkura ishte shëruar.

Kohë më parë, kur filluan kontrollet e rrepta nëpër aeroporte, pas 9/11/, ideja që të udhëtoje diku, paraqiste tmerr. Masat e kontrollit, nëpër aeroporte, nuk janë zvogëluar fare, por ato sot nuk na lanë më përshtypje.

I mora këta tre shembuj, pasi që edhe jeta me Covidin 19, e me izolimin e karantinimin, e udhëtimet restriktive, ka gjasa që shumë shpejt të paraqesin një rutinë. Sipas kësaj logjike, pas disa kohe, as që do të na bëjnë përshtypje shmangëja e shtrëngim-dorës, apo e përqafimit në takime, as dezinfektimi i duarve, në hyrje dhe dalje të objekteve, maskat mbi hundë e gijë (të mos them mbi fytyrë), e as kërkesa që kur të hyjmë në një shtet tjetër (nëse shkojmë), të kemi edhe një kontroll mjekësor, një shpenzim më shumë, dhe mbi të gjitha, humbje të kohës, të gjitha këto të paimagjinueshme për kohën para Covidit. Se a jemi para një normaliteti të ri, që vetëm dy muaj më parë ishte i paimagjinueshëm, shumë shpejt do t’a dimë. Gjithësesi, lehtësimet e sotme japin shpresë se ia dualëm, por megjithatë, duhet të vazhdojmë me kujdesin.
Pasi që, lidhur me Covidin, deri më sot askush “nuk ka ra prej fikut”, mbaj distancë, vë maskë (jo atë nga “Ligji i maskave”) dhe çmallu me kafenetë aq të dëshiruara, edhe pse sot, dita e parë e “lirisë” nuk krijoi aso përshtypjeje!
Apo vetëm se jemi mesua pa to!
Mbetëshi me shëndet!

Tags: Nikollë Camaj
Previous Post

Sllovenia, shteti i parë europian që shpall fundin e pandemisë Covid-19

Next Post

Në Tuz arrestohen 8 persona për armëmbajtje pa leje

Next Post
Ngjarjet që do të veçojnë vitin 2017

Në Tuz arrestohen 8 persona për armëmbajtje pa leje

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org