• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Deponitë e egra shëmtojnë pamjen e mjedisit në Malësi

10 Maj, 2020
in Opinione/Editoriale, Headline
Deponitë e egra shëmtojnë pamjen e mjedisit në Malësi
Share on FacebookShare on Twitter

SHPK “Komunale” nga Tuzi , e sapo themeluar , përveç problemeve që kanë  të bëjnë me organizimin e punimeve, plotësimin e kuadrit dhe të pajisjeve të domosdoshme për kryerjen e punimeve ashtu siç duhet , po ballafaqohet edhe me një problem , i cili më së tepërmi ka të bëje me sjelljet e vet banorëve të këtushëm. Fjala është për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e qytetit, sidomos me fenomenin e krijimit të deponive   jolegale e të cilat janë të shëmtuara për syrin e çdo kalimtari.

Nëse pastërtia dhe mirëmbajtja e një mjedisi duhet të jenë pasqyrë e ndërgjegjes dhe e kujdesit të banorëve të atyshëm, atëherë nuk jam i sigurtë që banorët e Komunës së Tuzit do të zënin një vend të lartë në listën e notave në shkallën prej një deri në dhjetë. Më mirë të themi se ata nuk do ta jepnin provimin nga ekologjia. Është e saktë se çdo mjedis, sidomos mjediset urbane, krijojnë mbeturina të shumta, por, po ashtu është e vërtetë se ekzistojnë edhe vendet e caktuara për deponimin e tyre, pra, ekzistojnë koshat e mbeturinave por edhe deponitë e caktuara për hedhjen e materialeve ndërtimore si dhe të materialeve të tjera inerte. Shumica e banorëve të Tuzit këto rregulla dhe këtë praktikë nuk e zbatojnë në masën më të mirë të duhur. Mbeturinat të gjithë i hedhim vend e pa vend, pranë  koshave, pranë rrugës, në shtratin e lumenjve e gjithandej ku e kemi më së lehti. Duhet ditur se mbeturinat e natyrave të ndryshme, jo vetëm se janë të shëmtuara dhe i vrasin syrin çdo kalimtari, por duhet ditur se ato janë edhe burim potencial i sëmundjeve dhe infektimeve të ndryshme, i kundërmimit të erës së keqe e të tjera.

Duke u ballafaquar me këtë problematikë , aspak të vogël, SHPK Komunalja nga Tuzi, ditë me rrallë  po orvatet që sado pakë ta përmirësojë gjendjen në këtë fushë. Sipas fjalëve të ushtruesit të detyrës të drejtorit të përgjithshëm të Komunales Tuz Nikollë Camaj, në Komunën e Tuzit janë krijuar shumë deponi të egra, jo legale, të cilat ofrojnë një pasqyrë të shëmtuar të Komunës por edhe të vetë ndërgjegjes së banorëve të këtushëm. Ai në një intervistë për Televizionin lokal “Boin” ka theksuar se kjo organizatë e sapo themeluar , po përballet me probleme të shumta , duke filluar nga mungesa e burimeve financiare e deri tek mjetet për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave. Ai me këtë rast  falënderoi bashkatdhetarët malësore në SHBA , të cilët për nevojat e kësaj ndërmarrje kanë grumbulluar 27 mijë dollarë për blerjen e një kamioni , i cili do të ishte i përshtatshëm për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave edhe nga rrugët dhe rrugicat e ngushta dhe të pa përshtatshme për këtë veprimtari , në Komunën e Tuzit. Në një  shkresë drejtuar qytetarëve të Komunës, ai bënë apel që të jenë të kujdesshëm dhe , duke i deponuar mbeturinat në vendet e caktuara për to, të ndihmojnë që Tuzi të duket ashtu siç i ka hije një mjedisi, edhe pse i vogël por i cili pretendon të jetë i pastër dhe urban. Ai theksoi se vetëm gjatë ditëve të izolimit të Tuzit , të shkaktuar nga pandemia e korona virusit , kjo ndërmarrje ka bërë pastrimin e shumë deponive të egra , duke pastruar shumë vende të deponive dhe akseve  rrugore dhe duke transportuar mbi 150 kamionë mbeturina . E gjithë kjo, siç theksoi ai, është bërë pothuaj se mbi baza vullnetare dhe me qëllim që Tuzi të duket sa më i pastër, sepse kjo organizatë akoma nuk është shkëputur plotësisht nga ndërmarrja Cistoqa nga Podgorica.

Sidoqoftë , është koha , nevoja dhe imperativi i kohës që të gjithë ne të ndërgjegjësohemi në këtë drejtim , duke i ndihmuar kështu vetes tonë , Komunës dhe duke dhënë shembull për të tjerët se si dhe sa e duam mjedisin tonë të pastër dhe që syri i kalimtarit të  kënaqet duke soditur një ambient të pastër dhe të rregulluar ashtu siç i ka hije. (Koha Javore)

Bora Lucaj

Previous Post

Intervistë me regjisorin nga Malësia me banim në SHBA, Idriz Gjokaj

Next Post

Nga e premtja, hapja e bar-kafeneve, restoranteve dhe plazhëve, heqen kufizimet e lëvizjeve

Next Post
Nga e premtja, hapja e bar-kafeneve, restoranteve dhe plazhëve, heqen kufizimet e lëvizjeve

Nga e premtja, hapja e bar-kafeneve, restoranteve dhe plazhëve, heqen kufizimet e lëvizjeve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org