• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 15 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Për Pashkë dhe Ramazan gjithçka njësoj, por ndryshe

30 Prill, 2020
in Opinione/Editoriale, Headline
Malësia në karantinë u shndërrua në një yll solidariteti njerëzor
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkëfestat fetare të njëri-tjetrit. Kjo vlerë   unike e   të sëkaluarës dhe të sotmes së shqiptarëve këtë vit u shënuapak ndryshe për dallim nga vitet e më përparshme.  Situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia e koronavirusit ndryshoi ritualet fetare  të komunitetitshqiptar katolik, mysliman  e ortodoks.

Prijësit fetarë shqiptarë  në Mal të Zi pranuan menjëherëudhëzimet e qeverisë malazeze dhe e përshtatën jetën e saj në bazë të rrethanave aktuale. Ata,  pavarësishtbesimit dhe qëndrimit të tyre, treguan përgjegjësimaksimale ndaj tjerëve dhe të mirës së përbashkët nëpërputhje me situatën. Morën vendim të anulohen tëgjitha aktivitetet kishtare: meshat, ndarja e sakramenteve, mësimi besimi, vizitat familjare, bekimi ifamiljeve, sikurse edhe aktivitetet fetare islame si falja e gjithë namazave nëpër xhamia dhe çdo veprimtari me besimtarë. Por, në të njëjtën kohë nuk ndërprenë as edhe për një moment shpirtin e fesë, dashurisë e flijimitpër ta. Pra,  jeta e jashtme është ndalur, kurse ajo e brendshme është intensifikuar.

Besimtarët e  të tri konfesioneve fetare  festën e Pashkëve dhe muajin e Ramazanit i kremtuan me “ dyer të mbyllura”. Katolikët  dhe ortodoksët në Mal të Zi  përherë të parë  meshën për ringjalljen e Jezu Krishtit e ndoqën drejtpërdrejt  në shtëpiat e veta, duke e kthyeratë në folenë e mirëfilltë ku jetohet feja e Zotit,  pa shkelur brenda ambienteve të kishës. Të gjitha ritualetpër Pashkët janë kryer në kisha të boshatisura e tëheshtura,  ku besimtarëve u është bërë thirrje që tëqëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë që njëvirus të shkatërrojë jetët e tyre. Bersimtarët, pasi morën urimet nga anëtarët e drejtuesve  të kishës, atmosferëne trishtë  e shprehën  duke uruar “Gëzuar për shumë vjetPashkët“, por ajo që shprehu më shumë frymën e periudhës së Pashkës ishte  përshëndetja “Krishti u ngjall” dhe si përgjigje kishte “Vërtet u ngjall“.

Në këtë atmosferë të trishtë edhe shqiptarët e besimitislamë filluan   muajin e madhërueshëm të Ramazanit.  Agjërimi i Ramazanit është  diçka personale, ndërsaplotësimet e tjera fetare, si  falja e namazeve, lutjet e përbashkëta në xhami si dhe iftaret janë rituale,  që do tëkryhen brenda 30 ditëve   individualisht ose me familjarët e vet në shtëpi. Krahas besimtarëvemyslimanë ky muaj gjen përjetim të njëjtë edhe tekbektashinjtë me mesazhin e përbashkët që Zoti të rrisë më shumë dashurinë  për njër-tjetrin, vëllazërinë,  solidaritetin dhe të forcojë më shumë marrëdhënienmidis  familjes dhe shoqërisë.

E patën shumë të rëndë kremtimin e festave në izolim, në kohën e pandemisë,  sespe kurrë më parë nuk jemimësuar që  t’i kalojmë në këtë mënyrë festattona fetare.Dhe kjo na lëmndoi të gjithëve ! Mirëpo, edhe në këtorrethana të jashtëzakonshme  deshi Zoti që njëherë ta kalojnë mirë të gjithë këtë situatë, duke respektuar tërësisht traditën e festave tona fetare. Arritëm me tënjëjtin përkushtim, lutje e pendesë t’i vlerësojmë mëshumë gjërat shpirtërore, pasi që shpeshherë kemivrapuar rreth gjërave të cilat tani nuk kanë vlerë. E kjoshpresojmë të na ketë ndihmuar që të zgjohemi e tëvlerësojmë më shumë njëri-tjetrin, veten, familjen dhetë tjerët.  

Masat e distancimit fizik prej pandemisë së Covid-19 nuk arritën të na  ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri, nga vlerat dhe traditat tona kombëtare. Sepse, përqafimishpirtëror i shqiptarëve, është po aq  i fortë  sa edheafrimi   fizik.  Domethënë gjithçka ishte njësoj, porndryshe.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Shkon në 32 numri i të shëruarëve nga koronavirusi në Tuz

Next Post

Komuna e Tuzit shpalos flamurin e SHBA-ve në godinën e saj

Next Post
Komuna e Tuzit shpalos flamurin e SHBA-ve në godinën e saj

Komuna e Tuzit shpalos flamurin e SHBA-ve në godinën e saj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org