• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 1 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Albin Kurti flet për “The Guardian”/ Grenell nxiti puçin kundër qeverisë

21 Prill, 2020
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Albin Kurti flet për “The Guardian”/ Grenell nxiti puçin kundër qeverisë
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa deklaratave të tërthorta dhe pas një morie analizash, nga gazetarë, e ish diplomatë perendimorë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka akuzuar drejtpërdrejt Richard Grenellin se qëndron pas një “puçi”për rrëzimin e Qeverisë së tij.

Gazeta britanike “The Guardian” në një shkrim me titull ’Kryeministri i Kosovës akuzon të dërguarin e Trump për ndërhyrje në punë të brendshme’’ raporton që ai të ketë thënë: “Qeveria ime u rrëzua sepse Ambasadori Grenell kishte nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”.

“Ajo që atij (Grenellit) i duhet është një marrëveshje e shpejtë për të treguar se ata mund të rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clintonët, Bushët dhe Obaman, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake, dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor, ” i tha Kurti të përditshmes britanike duke theksuar se qëllimi i ndërmjetësuesit amerikan nuk është një marëveshje e mirë për palët por vetëm “nënshkrimi në fund të dokumentit” sa më shpejt të jetë e mundur.

“The Guardian” që i cilëson deklaratat e Trump si pikante shkruan se “pas dështimit të Trump për të arritur një marrëveshje me Korenë e Veriut ose në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë tani mund ta konsiderojë Ballkanin bastin më të mirë për një përparim diplomatik, por koha po mbaron para zgjedhjeve të nëntorit”.

Lexo me tej:

Investigimi i “Washington Post”/ Grenell, lobisti me pagesë i autokratëve

Në fakt ndërhyrjen brutale të Grenellit në skenën politike Kosovare nuk e ka thënë vetëm Albin Kurti për The Guardian. Ajo është bërë tashmë një e vërtetë e pranuar publikisht nga të gjithë mediat dhe faktorët ndërkombëtarë që merren me Ballkanin. pak ditë më parë prestigjozja “Foreign Policy” theksonte: “Ndërhyrja politike e administratës Trump në Kosovë është nxitur nga ajo që tani është një qasje e njohur për një politikë të jashtme të karakterizuar nga “shmangia” e aleatëve, vendimmarrja e udhëhequr nga operativë të afërt me Shtëpinë e Bardhë që lënë anash diplomatët e karrierës… Richard Grenell, përvoja e të cilit në rajon është minimale, si shumë në administratën Trump, është i prirur të kënaqë një shef kapriçioz dhe të vetë-fiksuar.

Tags: Albin KurtiKosovaRichard Grenell
Previous Post

SHPK “Komunale”, gjatë ditëve të izolimit, aktive për të mirëmbajtur ambientet publike

Next Post

Ndryshohen masat e izolimit për Komunen e Tuzit, masa të njëjta si në komunat tjera

Next Post
Ndryshohen masat e izolimit për Komunen e Tuzit, masa të njëjta si në komunat tjera

Ndryshohen masat e izolimit për Komunen e Tuzit, masa të njëjta si në komunat tjera

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org