• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 18 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

SHKA “Koha”, mjetet e grumbulluara për të prekurit nga termeti, i transferon në fondacionin “Fundjavë ndryshe”

6 Dhjetor, 2019
in Lajme, Headline
SHKA “Koha”, mjetet e grumbulluara për të prekurit nga termeti, i transferon në fondacionin “Fundjavë ndryshe”
Share on FacebookShare on Twitter

NJOFTIM PËR OPINION
TË NDERUAR QYTETARË TË MALËSISË
Ju njoftojmë se aksioni humanitar i Shoqërisë kulturo-artistike “KOHA” nga fshati Dinoshë, për grumbullin e mjeteve si ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri ka përfunduar me sukses.
Nga mbrëmja humanitare e organizuar me 28.11.2019 në QKI “Malësia” në Tuz ku bashkorganizator ishin SH.K.A “KOHA” Dinoshë, Komuna e Tuzit dhe Këshilli kombëtar shqiptar janë grumbulluar 4000 euro dhe 1020 dollar (918,00 euro -të cilat janë konvertuar sipas kursit ditor 1$ = 0,90 euro ). Në këtë shumë janë përfshi edhe rreth 450 euro të cilat janë mbledhur me iniciativën e nxënësve të shkollës fillore të fshatit Dinoshë.
Aksioni ka vazhduar deri me datën 04 dhjetor 2019. Në vazhdim janë grumbulluar edhe 797.50 eura kontribute nga qytetarët e Malësisë.
Total janë grumbulluar 5715,50 euro.
Kryesia e SHKA “KOHA” bëri një vizitë zonave të prekura nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë. Gjithashtu vizitoi Fondacionin “Fundjavë ndryshe” ku u prit nga përfaqësuesit e fondacionit. Mbas kësaj vizite u vendos që mjetet e grumbulluara t`i kalohen Fondacionit “Fundjavë ndryshe” duke përkrahur nismën e tyre për ndërtimin e 500 shtëpive të para për shqiptarët që kanë mbetur pa shtëpia si pasojë e tërmetit. “Fundjavë Ndryshe” është nisma më sociale e bamirësisë në Shqipëri, e cila funksionon prej vitit 2015 dhe e cila synon të përmirësojë shoqërinë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Këtë fondacion e kryeson Arbër Hajdari, ndërsa nënkryetare është Emina Çunmulaj.

Me datën 06.12.2019, mjetet e grumbulluara (5715,50 euro) janë transferuar, përmes bankës, në llogarinë e fondacionit “Fundjavë ndryshe”me seli në Tiranë.
Përzemërsisht falënderojmë popullin e Malësisë i cili edhe kësaj herë u tregua bujar dhe human, duke je ju përgjigjur nismës tonë për tu dalë në ndihmë njerëzve në nevojë të cilët u prekën nga tërmeti në Shqipëri. Falënderojmë edhe shoqatat kulturo-artistike të Malësisë që e përkrahën këtë iniciativë dhe ju bashkëngjitën asaj.
Me respekt
Kryesia e SHKA “KOHA” nga Dinosha

Tags: SHKA Koha - Dinoshë
Previous Post

Pavarësisht protestave nga qytetarët dhe OJQ-të, Komuna e Ulqinit, shiti Pyllin e Pishave përfaqësuesit të Qeverisë së MZ

Next Post

Bëhet zbulimi i Memorialit të Masakrës së Hotit të vitit 1919

Next Post
Bëhet zbulimi i Memorialit të Masakrës së Hotit të vitit 1919

Bëhet zbulimi i Memorialit të Masakrës së Hotit të vitit 1919

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org