• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Mesazh i ambasadorit të Shqipërisë në MZ, Ridi Kurtezi, me rastin e 28 Nentorit

28 Nëntor, 2019
in Lajme, Headline
Mesazh i ambasadorit të Shqipërisë në MZ, Ridi Kurtezi, me rastin e 28 Nentorit
Share on FacebookShare on Twitter

Të nderuar bashkëkombas,

Festa e Pavarësisë vjen sot vetëm 2 ditë pas tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë dhe ku humbën jetën me dhjetra qytetarë shqiptarë. Gjej rastin t’ju falenderoj ju të gjithëve për mesazhet tuaja ngushëlluese dhe solidaritetin e treguar, por edhe autoritetet malazeze për gadishmërinë dhe angazhimin e treguar për të ndihmuar Shqipërinë në këto momente të veshtira.

Të dashur miq,

28 Nentori i vitit 1912 është data më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë – data kur të gjithë ne shqiptarët festojmë me krenari shpalljen e pavarësisë, e cila nuk erdhi si dhuratë, por vetëm përmes luftërash, mundimesh dhe sakrificash shekullore. 28 Nëntori i vitit 1912 konsiderohet, gjithashtu, edhe si dita e flamurit në ndërgjegjen historike të shqiptarëve. Sepse pikërisht, në 28 nëntor te vitit 1443, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, ai, që mirënjohja  e popullit shqiptar e nderon si Heroin Kombëtar, ngriti në Krujë flamurin e Kastriotëve.

Si një fat historik, nëntori është muaji që lidh edhe njëngjarje tjetër të rëndësihme për shqiptarët. Perkrah ditës së flamurit, Shqipëtarët festojnë edhe jubileun e 75 vjetorit të çlirimit të vendit nga nazifashizmi. Në altarin e Dëshmorëve të Kombit, prehen 28 000 dëshmorë, të cilët bënë një rezistencë të armatosur,ndaj pushtuesve nazi-fashistë, duke e rradhitur vendin krenarisht krah për krah me fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore. Dhe ky fakt, është gjithashtu një nga vlerat më pozitive evropiane, të cilën e ndajmë sëbashku me Malin e Zi.

Të dashur miq,

Sot ende nuk i dimë përmasat e plota të dëmeve të këtij termeti. Ajo që dimë deri tani është se shumë shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe mijëra kanë humbur shtëpitë e tyre. Le  të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndihmuar familjet në nevojë nën moton “shqiptarët për shqiptarët” dhe të tregojmë  se në nevojë shqiptarët janë një komb i bashkuat, i lidhur ngushtë me dhembshuri.

Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që humbën jetën, me të lënduarit, me familjet që përjetuan dhimbjen e madhe të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë, ndajedhe njëherë ju ftoj ta nderojmë kujtimin e atyre që namori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortëdhe me dashuri për njëri-tjetrin.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Tags: Ridi Kurtezi
Previous Post

Tuz-Për disa orë grumbullohen 6 furgona ndihma

Next Post

Dita e Flamurit e zë në ankth Shqipërinë: Shkon në 46 numri i të vdekurve

Next Post
Dita e Flamurit e zë në ankth Shqipërinë: Shkon në 46 numri i të vdekurve

Dita e Flamurit e zë në ankth Shqipërinë: Shkon në 46 numri i të vdekurve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org