• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 13 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Qeveria e MZ aprovon Ligjin për simbolet kombëtare

22 Nëntor, 2019
in Lajme, Headline
Opozita ofron që Kryeministri të jetë shqiptar ose boshnjak
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Malit të Zi ka aprovuar sot projekt-Ligjin për Simbolet Kombëtare i hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka.

Ky projekt-Ligj do të jetë në rënd të ditës për miratim në seancën e parë të Kuvendit të Malit të Zi.

Rreth kësaj, Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj për TV Boin tha se ky projekt-ligj parasheh që flamuri shqiptar të përdoret i lirshëm kudo që jetojnë shqiptarët.

Megjithatë, duhet cekur se përdorimi i simboleve kombëtare garantohet edhe me Ligjin aktual për simbole kombëtare dhe gjithashtu edhe me Kushtetutë, por që përdorimi i flamurit shqiptar është sanksionuar përmes Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike. Rasti i fundit i gjobitjes për shkak të shfaqjes së flamurit shqiptar, ndodhi javën e kaluar në Krajë.

Përveç aprovimit të projekt-Ligjit për Simbolet Kombëtare, Qeveria ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të paraqes projekt-ligjin për ndryshim të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike i cili ishte miratuar nga Parlamenti malazez në vitin 2011.

Vitin e kaluar deputeti Genci Nimanbegu kishte paraqitur projekt-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, por nuk kishte fituar shumicën e votave të koalicionit parlamentarë. /MALESIA.ORG/

Previous Post

Këngëtari, Toni Ujkaj,vjen me potpuri këngësh

Next Post

Shqyrtim Publik lidhur me Propozimin e Planit lokal aksional për të rinjtë e Komunës së Tuzit

Next Post
Shqyrtim Publik lidhur me Propozimin e Planit lokal aksional për të rinjtë e Komunës së Tuzit

Shqyrtim Publik lidhur me Propozimin e Planit lokal aksional për të rinjtë e Komunës së Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org