• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Ismail Kadare fiton “Nobelin amerikan”, Neustadt 2020

17 Tetor, 2019
in Kulturë, Headline
Ismail Kadare fiton “Nobelin amerikan”, Neustadt 2020
Share on FacebookShare on Twitter
Ismail Kadare ka marrë çmimin e njohur të letërsisë, Neustadt 2020, që akordohet nga Universiteti i Oklahomas në SHBA. Çmimi ka një vlerë prej 50 mijë dollarësh.
Çmimin e akordon një juri nga revista “Letërsia Botërore Sot”, që publikohet nga Universiteti. Robert Con Davis-Undiano, drejtor ekzekutiv i revistës tha se Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj, një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë.

Ky çmim mbështetet nga familja Neustadt në Teksas, dhe konsiderohet si Nobeli amerikan. Finalistët për këtë çmim ishin Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

“Është emocionuese që një grup i tillë me famë i shkrimtarëve të konkurrojnë për Çmimin Neustadt”, është shprehur Robert Con Davis-Undiano, drejtor ekzekutiv i Letërsisë Botërore. Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet që nga viti 2003. Ndahet nga Universiteti i Oklahomës. Përpos që është krahasuar me “Nobel”-in për letërsi, duke u quajtur “Nobeli Amerikan” disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti etj.

Kadare ishte pretendent edhe për çmimin Nobel në letërsi, i cili u fitua nga shkrimtari austriak, Peter Handke, mbështetës i Sllobodan Millosheviç dhe mohues i masakrës së Srebrenicës.

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar.

Novela e tij e parë e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si “shkrimtari është armiku natyror i diktaturës”. Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj.

Previous Post

Gjeloshaj: Do i marrim të gjitha institucionet në paketë ose asnjë

Next Post

‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare’’, mbledhet në Tiranë

Next Post
‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare’’, mbledhet në Tiranë

‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare’’, mbledhet në Tiranë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org