• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Shqipëria fiton Moldavinë 4-0, Kosova fiton Malin e Zi 2:0

14 Tetor, 2019
in Sport, Headline
Shqipëria fiton Moldavinë 4-0, Kosova fiton Malin e Zi 2:0
Share on FacebookShare on Twitter

Kuqezinjtë triumfuan në Moldavi me rezultatin e thellë 0-4 në një ndeshje të cilën e dominuan totalisht dhe mund ta kishin fituar edhe me 5 apo 6 gola diferencë.

Ishte një fitore rekordesh pasi ishte më e thella e arritur ndonjëherë nga Shqipëria në transfertë por sfida e parë zyrtare në të cilën kuqezinjtë kanë arritur të shënojnë 4 gola jashtë fushe. Që Shqipëria e kishte hedhur pas krahëve humbjen ndaj Turqisë kjo u kuptua që në fillim, me skuadrën e Rejas që ishte e orientuar drejt sulmit dhe që nuk u vë asnjëherë në vështirësi nga Moldavia.

Në minutën e 22-të Sokol Cikalleshi konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke realizuar golin e tij të 4-t në këto eliminatore me kuqezinjtë, me bomberin kavajas që është kthyer në një pikë referimi në sulm që nga momenti që drejtimin e kombëtares e ka marrë 74-vjeçari italian.

Një gol tipik prej sulmuesi ai i Cikalleshit që edhe në ndeshjen e parë ndaj Moldavisë ishte ai që zhbllokoi shifrat. Sfida e Kishinievit ishte fatsjëllse edhe për Keidi Baren që në minutën e 34-t përfitoi nga një gafë e rëndë e portierit vendas për të gjetur golin e tij të parë me kuqezinjtë.

Por nuk mbaroi këtu pasi në pjesën e parë kishte vend edhe për golin e parë të Lorenc Trashit me kombëtaren. Një debutim ëndrrash ky për mesfushorin e Partizanit që në minutën e 40-të shënoi një gol të bukur nga një pozicion i prirët nga jashtë zone në krahun e majtë të sulmit.

Edhe fraksioni i dytë i lojës foli totalisht kombëtaren tonë që mund të kishte gjetur golin e 4-t me Keidi Baren por traversa i tha jo mesfushorit fierak. Në minutën e 89-të kishte vend edhe për debutimin e dy talenteve kuqezi Marash Kumbullës dhe Lindon Selahit të cilët me këto pak minuta që luajtën ndaj Moldavisë do të veshin përgjithmonë fanellën kuqezi çfarëdo që të ndodhë me karrierën e tyre.

Hyrja e dy të rinjëve i solli fat Rey Manajt që përfitoi nga një asist perfekt pas një shpërthimi të Roshit në të djathë të sulmit duke realizuar me finte një gol spektakolar për shifrat finale 0-4. Me këtë gol Manaj shleu të gjitha gabimet për rastet e humbura në ndeshjen ndaj Turqisë.

Në shtesë Roshi kishte mundësinë ideale t’i çonte në 0-5 shifrat por gaboi përballë portierit moldav Coselev. Me këtë fitore Shqipëria u ngjit në kuotën e 12 pikëve dhe një sukses ndaj Andorrës modeste në ndeshjen e ardhshme do të vendoste një rekord përsa i përket pikëve të grumbulluar ndonjëherë në një fushatë eliminatore.

Kosova fiton Malin e Zi 2:0

Kosova mban gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar në Euro 2020 nëpërmjet eliminatoreve pasi ka edhe një tjetër mundësi në rast se nuk ja del në play-offin e Nations League.

Dominim total dhe një fitore e pastër 2-0 e dardanëve ndaj Malit të Zi në një “Fadil Vokrri” të tejmbushur nga tifozët kosovarë.

Kosova e nisi me marshin e 5-të ndeshjen dhe pas disa rasteve të humbura arriti të zhbllokonte shifrat me Amir Rrahmanin që në minutën e 10-të. Kapiteni i Kosovës përfitoi nga një dalje jo e studiuar e portierit malazez dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Dyfishimi i dardanëve erdhi në minutën e 34-t me të përhershmin Vedat Muriqi i cili me goditjen e dytë finalizoi një një aksion perfekt të vendasve duke i dhënë goditjen përfundimtare Malit të Zi.

Në të njëtin minutë Shqipëria shënonte në Moldavi gjithashtu golin e avantazhit të dyfishtë, rastësi e fatit apo jo por në të 34-ën kishte festë si për kuqezinjtë ashtu edhe për dardanët.

Në pjesën e dytë Rashica me shokë humbën një mori me raste ndërsa edhe Muriç u tregua në lartësinë e duhur kur u thërrit në detyrë.

Tags: FutbollKombëtarja
Previous Post

“Mollë sherri”, probleme të mëdha me simbolet kombëtare në Mal të Zi

Next Post

Vendoset busti i heroit mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në Triesh

Next Post
Vendoset busti i heroit mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në Triesh

Vendoset busti i heroit mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në Triesh

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org