• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Veprimtari Ali Daci, nderohet me titullin Qytetar Nderi i Pejës

17 Qershor, 2019
in Lajme, Headline
Veprimtari Ali Daci, nderohet me titullin Qytetar Nderi i Pejës
Share on FacebookShare on Twitter

Veprimtari nga Malësia e Rozhajës, z. Ali Daci, nderohet me titullin Qytetar Nderi i Komunës së Pejës, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ali Daci , gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij u shqua në luftën për realizimin e të drejtave  të shqiptarëve jo vetëm në Rozhajë, por edhe në të gjitha trevat ku veprojnë shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë.

Përveç si arsimues i brezave, në shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës, Ali Daci, njihet edhe se politikan.

Daci, është një nder themeluesit e subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, LDnëMZ-së, i cili vite me radhë ishte kryetar i Degës në Rozhajë, kurse tani veprimtarinë e vet politike e vazhdon në Lidhjen Demokratike Shqiptare ( LDSH) dhe është nënkryetar i saj.

Daci,  po ashtu mbajti lidhje të afërta me udhëheqësit politik shqiptar në Kosovë, e sidomos me LDK-në dhe kryetarin Dr. Ibrahim Rugovën.  Ali Daci është veprimtar i Konferencës Shkencore për të Djathtën Shqiptare. Ishte bashkëpunëtor i RTMZ-Redaksia në gj. Shqipe dhe pas luftës dy vjet me radhë ka qenë korrespondent i Radio Pejës. Bashkëpunoi me gazetat dhe shtypin e kohës ku më së shumti shkroi për gjendjen dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi e Sanxhak si dhe dha fillet e para të veprimtarisë humane- atdhetare të Mulla Jakup Kombit, Aqif Blytës, Xhemail Konicës…

“Shtigjet e përgjakura” është libri i tij i parë kurse ka botuar në bashkautorësi me Rrahman Jasharin edhe librin me titull ” Zemër e madhe një Malësi” (2006).

Ali Daci, në kuadër të manifestimit jubilar “Ora e maleve”, në nëntor të vitit 2018, dekorohet nga Presidenti i Shqiperisë, Ilir Meta me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe, gazetar, shkrimtar e veprimtar i spikatur, si dhe për organizimin e veprimtarive kulturore në Rrozhajë, duke ruajtur e lartësuar traditat, doket dhe zakonet më të mira shqiptare”.

Me kete rast presidenti Meta shenoi edhe vizitën e parë zyrtare të një presidenti shqiptar në trevën e Rozhajës.

Albert Camaj

 

 

Previous Post

Presidenti Meta:Meta: Situata aktuale në Shipëri përcaktohet si një “krizë kushtetuese”

Next Post

Ekspozitë e piktorit Qazim Muja në QKI “Malësia”

Next Post
Ekspozitë e piktorit Qazim Muja në QKI “Malësia”

Ekspozitë e piktorit Qazim Muja në QKI "Malësia"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org