• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 13 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

“Ulqini kërkon mbështetje nga Qeveria e Malit të Zi”

12 Qershor, 2019
in Opinione/Editoriale, Headline
“Ulqini kërkon mbështetje nga Qeveria e Malit të Zi”
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në vazhdim të seancës e cila ka filluar punën më 29 maj, miratuan përfundimet me gjashtë pika  për rastin K1. Rikujtojmë se  me vendimin e Gjykatës së Apelit dhe më pas të Gjykatës Supreme, Komuna është e detyruar që firmës “Rekretaurs” nga Budva t’i paguajë gjashtë milionë euro, për shkak të shembjes së Pushimores së Kosovës në kompleksin turistik në Plazhin e Madh në vitin 1983. Klubet e këshilltarëve kanë rënë dakord që:

1. Me këtë vendim , pa fajin e saj, Komuna është dëmtuar dhe me të edhe qytetarët e saj të cilëve mund t’u privohet e drejta e realizimit të   të drejtës së qeverisjes lokale të garantuar me Kushtetutën e Malit të Zi.
2. Kuvendi i Komunës së Ulqinit fton Qeverinë  e Malit të Zi që të ndërmarrë masa për tejkalimin e kësaj situate në mënyrë që Komuna të funksionojë ligjërisht dhe pa pengesa ashtu që t’ia mundësojë qytetarëve të saj të gjitha  të drejtat dhe  obligimet që burojnë nga Kushtetuta e Malit të Zi të cilat mund të  cenohen me vendimin e plotfuqishëm aktual.
3. Të formohet Komisioni parlamentar i Kuvendit Komunal i cili ka për detyrë të analizojë  rrjedhat e proceseve gjyqësore në mbrojtjen e lëndës K\1. Materialet t’i përgatisë dhe prezantojë  Komisionit Sekretariati  për Mbrojtjen  e Pasurisë deri më datën 21.06.2019.
4. Obligohet kryetari i Komunës Loro Nrekiq të formojë grupin  për takim me ministrin  e Financave të malit të Zi dhe kryetari e Qeverisë së Malit të Zi në lidhje me gjetjen e mundësisë për tejkalimin e vështirësive që do të rezultojnë pas kalimit  të 60 ditëve te debllokimit të llogarisë bankare.
5. Mbledhja e Kuvendit Komunal, në të cilën do të  shqyrtohet raportet nga përfundimet 4 dhe 5, të mbahet deri më 30.07.2019
6. Obligohet Sekretariati për Mbrojtjen e  ePasurisë që Kuvendit t’ia dorëzojë draftet e mjeteve juridike që do të ndërmarrë. formohet një komision i Kuvendit Komunal, i cili ka për detyrë të analizojë rrjedhat e proceseve gjyqësore në mbrojtën e lëndës K1 dhe të propozojë masat  të cilat ndoshta do të ndikojë që e gjithë ky proces të rishqyrtohet.

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit Sead Osmanoviq vlerësoi se situata financiare për momentin është e mirë, pçor gjithçka mundtë vështirësohet nëse aktivizohet bllokimi i llogarisë bankare për shkak të rastit K1.

Në  seancën e djeshme  këshilltarët miratuan edhe vendimet mbi pajimin e  tokës ndërtimore për objektet legale dhe ilegale, sikurse edhe vendimin mbi  rendin komunal dhe rregullimin e komunikacionit.

Kuvendi unanimisht miratoi edh tri vendime lidhur me funksionimin e   Parging Servisit. Me këto vendime i mundësohet kësaj ndërmarrje të sapoformuar  që të shfrytëzojë hapësirat publike për parking, duke menduar se  në këtë mënyrë përfundimisht do të zgjidhet kaosi shumëvjeçar në komunikacion në këtë qytet. Në rend të ditës , të seancës e cila siç u paralajmërua do të vazhdojë ditën e enjte, kanë mbetur edhe   disa  pika.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Liridona Gjokaj shpërblehet me çmimin fotografia e vitit në “International Film Festival of New York”

Next Post

Gjeloshaj në Prishtinë për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Next Post
Gjeloshaj në Prishtinë për 20-vjetorin e hyrjes së  trupave të NATO-s në Kosovë

Gjeloshaj në Prishtinë për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org