• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 13 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Në prag të ndeshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, Futbollistët shqiptarë me fanella të ndryshme

6 Qershor, 2019
in Opinione/Editoriale, Headline
Gjonaj: Mos të rrezikojmë kulturën shqiptare në Ulqin
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Nesër mbrëma në stadiumin e “ Buduqnostit” nëPodgoricë do të luhet ndeshja  ndërmjet Malit tëZi dhe Kosovës, e vlefshme për grupin “A” eliminator të “Euro 2020” .  Paralajmërimi imëhershëm se për futbollistët e përfaqësueses sëKosovës  do të  përballen pikërisht  me Malin e Zi për shqiptarët  e këtushëm ishte një lajmdyfish i gëzuar dhe i këndshëm. Së pari përfaktin që Kosova për herë të parë i jepet rasti qëtë marrë pjesë në një kompeticion kaqprestigjioz të futbollit.  Dhe, së dyti përmundësinë e shumëpritur  që u jepetshqiptarëve të Malit të Zi që në Podgoricë  tëshikojnë këtë ndeshje.  Megjithatë, si çdodëshirë tjetër, as kjo nuk do të jetë plotësisht e realizueshme, por vetëm pjesërisht.  Edhe psepritej që stadiumi të jetë i stërmbushur me malazezë, shqiptarë, por edhe me serbë, boshnjakë  e qytetarë të tjerë  që jetojnë në Mal të Zi , kjo ndeshje  do  të luhet pa praninë e shikueseve, pasi UEFA  i  dënoi  malazezët përshkak të thirrjeve raciste në ndeshjen e fundit nëPodgoricë  ndaj Anglisë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe i Malit të Zi  LubishaTumbakoviq kanë  publikuar listën me 25 futbollistët e ftuar për  këtë ndeshje.Dukee shikuar listën e Kombëtares së Kosovësdhe të Malit të Zi  vërejmë  se  shqiptarëtqë do të zbresin në fushë do të lujanë me fanella të ndryshme. Kështu futbollisti injohur me origjinë nga Gjilani, FatosBeqiraj , në përballjen e drejtpërdrejtëkundër skuadrës së origjinës, nuk do tëveshë fanellën e “ dardanëve” por të Malit të Zi, për të cilën ka luajtur  para pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.   Ndryshe  nga Beqiraj   portieri shqiptarnga Mali i Zi,  Arijanet Muriqi, që luanpër Manchester City, i cili  më parë kapërfaqësuar  Malin e Zi me të cilën kaluajtur dy ndeshje për grupmoshat U-21,  tani ka përzgjedhur Kosovën . Të dyfutbollistët shqiptarë me fanella tëndryshme  janë kritikuar nga vendi iorigjinës. Beqiraj pse nuk luan me Kosvën, por ka përzgjedhur Malin e Zi, kurse Muriqi  pse  nuk luan për përfaqësuesen e Malit të  Zi.

Zgjedhja e tyre është diçka personale dhe duhetrespektuar. Ata janë lojtarë profesionistë .Probleme me lojtarët që luajnë për kombëtaret e huaja dhe jo për vendin e origjinës i kanë të përditshme edhe shtetet tjera evropiane dhe botërore.  Pra,ky fenomen nuk u ndodh vetëm shqiptarëve, por edhe kombeve të tjera.  Ka kohëqë kombëtaret e futbollit, ashtu si dhe shumëinsitucione të tjera, janë prekur nga sëmundja e globalizmit. Futbolli i sotëm nuk është më imbyllur brenda  kornizave nacionale. Tash njëlojtar mund të konsiderohet italian, gjerman apondonjë tjetër, mjaft që të këtë dëshirë të luajëpër atë vend, t’i japin pasaportën dhe tëplotësojë nja dy kushte të FIFA-s. Kjo ështëarsyeja që shpesh me përfaqësueset e ish-Bashkimit Sovjetik gjen ndonjë lojtar brazilianapo me Maltën një sulmues afrikan. Kjo ështëarsyeja që fjala vjen  Xhaka, Shaqiri, Berhami, Xhemajli e plot të tjerë luajnë me Zvicrën. Ata kanë respektuar një vend ku janë formuar sifutbollistë, por dhe si njerëz. Pos kësaj kanërespektuar këshillat e agjentëve të tyre, të cilët e shohin futbollin si industri dhe u mbushinshqipeve llogaritë bankare .

Anglia  apo “ Tre luanët” janë lider të këtij grupime gjashtë pikë, pas dy fitoreve në po aqndeshje, dhe ndiqet nga Bullgaria që ka dy pikënë po aq ndeshje. Kosova renditet e treta me njëpikë pas barazimit 1:1 me Bullgarinë nëndeshjken e parë debutuese në një fushatëkualifikuese për Kampionat Evropian. Grupin e mbyllin Mali i Zi në vendin e katërt me një pikëpas dy ndeshjeve dhe Republika e Çekisë pa pikë, e cila, si Kosova, ka zhvilluar vetëm njëndeshje.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, zhvilloi takime pune në institucionet e Kosovës

Next Post

Përgjegjësia politike e shumicës ndaj pakicës

Next Post
Përballja me të shkuarën obligim i shtetëve demokratike

Përgjegjësia politike e shumicës ndaj pakicës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org