• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 13 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Muzikantet e reja nga Malësia zunë vendin e dytë në Tivat

4 Qershor, 2019
in Kulturë, Headline
Muzikantet e reja nga Malësia zunë vendin e dytë në Tivat
Share on FacebookShare on Twitter

Paralelja në Tuz e Shkollës artistike të muzikës dhe baletit “Vasa Paviq” është hapur tash dy vite dhe numëron rreth 50 nxënës të profiluar në instrumente të ndryshme, si në kitarë, tamburë, klarinetë, piano, fizarmonikë, violë dhe violinë. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze, në dy kabinetet e Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. Kuadri mësimor është nga Tuzi, Podgorica, Ulqini dhe Shkodra. Kushtet në të cilat zhvillohet momentalisht procesi mësimorë pjesërisht është i mjaftueshëm.
Nxënësit e kësaj shkolle kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme muzikore dhe artistike brenda shkollës dhe jashtë saj, si në Komunën e Tuzit dhe më gjerë.
Duam të theksojmë pjesëmarrjen e trios (Irena Ivezaj, Donika Ivezaj dhe Viktoria Dedvukaj) në Festivalin ndërkombëtar HARMONIKA FEST që është mbajtur në qytetin e Tivatit nga data 29. – 31. maj 2019 dhe është shpërblyer me vendin e dytë nga juria profesionale (Çedomir Nikoliq, Silva Skënderi, Dalibor Bolun dhe Aleksandar Basarab) me 85,25 pikë.
Ndërsa në aktivitete tjera në Podgoricë janë lavdëruar pianisti Gabriell Gojçaj dhe klarinetistja Lloreta Junçaj.
Poashtu veçojmë pjesëmarrjen e Gabriella Gojçajt në konkursin ndërkombëtar organizuar nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, Edicioni i 18-të në Shkodër, duke u vlerësuar me interpretim të lartë artistik nga juria profesionale e përbërë nga Ardita Statovci, Derek Han dhe Vladimir Milosheviq.
Këtij suksesi i kanë ndenjur pranë profesorët, të cilët duhet vlerësuar maksimalisht për angazhimi profesional që kanë dhënë.
Të gjithë jemi të lumtur për frytet që po i jep kjo shkollë e re artistike. Ndërsa nxënësve nga Malësia nuk na mbetet tjetër vetëm t’ju dëshirojmë suksese të tjera edhe më të mëdha.

Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2019/20 fillon me 10 qershor. Per t’u paraqitur është e nevojshme që të plotesohet një formular që gjendet në objektin e shkolles fillore në Tuz.

Luigj Dedvukaj

 

 

Tags: Luigj Dedvukaj
Previous Post

Urime Fitër Bajrami

Next Post

Me rastin e Ditës botërore të mjedisit, Komuna e Tuzit, organizon mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollave fillore në Malësi

Next Post
Me rastin e Ditës botërore të mjedisit, Komuna e Tuzit,  organizon mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollave fillore në Malësi

Me rastin e Ditës botërore të mjedisit, Komuna e Tuzit, organizon mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollave fillore në Malësi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org