• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Art Club” boton monografinë “Kraja” të studiuesit Hajrudin S. Muja

5 Prill, 2019
in Kulturë
“Art Club” boton monografinë “Kraja” të studiuesit Hajrudin S. Muja
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa librave të cilat trajtojnë tema dhe çështje të ndryshmeqë lidhen drejtpërdrejt apo tërthorazi me shqiptarët, studiuesi i njohur në botën shkencore shqiptare, Hajrudin S. Muja, i cili jeton në SHBA, vjen me një botim të ri kushtuar vendlindjes së tij, Krajës.

Libri është botuar këto ditë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen financiare tëShoqatës “Kraja” – Nju-Jork, dhe vjen si një dhuratë e autorit për vendlindjen dhe bashkëvendësit e tij.

Monografia është një studim gjithëpërfshirës dhe ndër studimet më serioze për trevën e Krajës, i cili e trajton atë në aspektin shumëdimensional, duke filluar që nga periudha e antikitetit e deri në ditët e sotme. Ajo që e karakterizon këtë studim faktografik dhe dokumentar është mbështetja në burime të shumta, jo vetëm shqiptare, por edhe malazeze, osmane, angleze etj. Metodologjia e studimit dhe aparati kërkimor që përdor autori, i japin këtij botimi karakter të mirëfilltë shkencor.

Në Hyrje të monografisë, autori sqaron se ai nuk është historian dhe nuk po bën histori. “Unë thjesht po seleksionoj dhe popërmbledh shënimet që kam koleksionuar për një kohë të gjatë nga literatura e lexuar ose nga tregimet e të moshuarve për t’i radhitur në një monografi për Krajën. Natyrisht është një përpjekje modeste për të bërë atë që duhet të kishin bërëgjeneratat e mëparshme, të cilët mund të kishin koleksionuar më shumë rrëfime nga të moshuarit e tyre, por gjeneratave të ardhshme nuk do t’u mbetet asgjë sepse rrëfimet e pashkruara vdesin bashkë me atë që i ka në mendje”.

Monografia është botim voluminoz me lidhje të fortë dhe përbëhet nga rreth 450 faqe të formatit A4.

Redaktor i monografisë është Arian Koçi, kurse redaktor teknik Qazim Muja. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE –Cetinë.

Hajrudin S. Muja ka botuar më herët librat: “Një zë nga mërgimi”, “Ulqini dhe Tivari ndërmjet krishtërimit dhe islamit”, “Lufta e Kosovës në shtypin amerikan”, “Në fenë e të parëve”, “Kisha e sherrit”, “Një histori e humbur I – Evropa dhe Islami”, “Një histori e humbur II – Qytetërimi”, “Një histori e humbur III – Letërsia” dhe “Një histori e humbur IV – Mbretëria e vdekjes”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 135libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.  

Ulqin, më 04. 04. 2019 ​      SHAI “Art Club”

Tags: Art Club
Previous Post

Zhgënjimi dhe dështimi i partive shqiptare

Next Post

Faik Nika: Shqiptarët në administratën publike

Next Post
Faik Nika: Shqiptarët në administratën publike

Faik Nika: Shqiptarët në administratën publike

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org