• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 11 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Nëna gjakovare qe i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve të vdekur nga Serbia

29 Mars, 2019
in Etnike/Rajoni/Bota
Nëna gjakovare qe i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve të vdekur nga Serbia
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar sot Pashke Markaj nga Gjakova, nëna që i vuri flakën vetës pasi iu kthyen trupat e pajetë të dy djemve të saj në luftë.

Një delegacion nga partia e Albin Kurtit vizitoi varrin e Pashke Markajt, duke kujtuar historinë e nënës gjakovare, që rivarrosi eshtrat e dy djemve të saj në vitin 2003, më pas dogji vetën.

“Me 24 maj 2003 trupat e Gjovalinit dhe Milanit veçse ishin kthyer dhe tash po rivarroseshin. Ajo fije e fundit e shpresës së nënës Pashke se ata mund të kthehen të gjallë tashmë u dogj. Vetëm tri ditë më pas, nëna Pashke i vuri flakën vetës për t’i dhënë fund jetës e dhimbjes për bijtë e saj. Sakrifica të vetëflijimit si ajo e Oso Kukës tek Lahuta e Malcis, të cilën nëna Pashke e dinte përmendësh, nuk janë të panjohura për popullin tonë”, thuhet në shkrimin e VV’së.

Postimi i plotë:

Sot, një grup i aktivistëve nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, i përbërë nga kryetari, Agon Batusha, deputetja Arbërie Nagavci, asambleiste, anëtarë të kryesisë, dhe aktivistë të tjerë, bënë nderime tek varri i Pashke Markajt në Korenicë. Emri i nënës Pashke dhe historia e saj nuk janë të panjohura për qytetin tonë, por ato duhen njohur e kujtuar nga mbarë vendi. Me 27 prill 1999, në masakrën makabër të kryer nga okupatori serb në fshatrat Meje e Korenicë, ndër 374 martirët e rënë, ishin edhe dy djemtë e nënës Pashke, Gjovalini dhe Milani. Siç ka ndodhur edhe me shumë të tjerë, ndonëse ishin vrarë, Gjovalini e Milani u cilësuan si të zhdukur deri në vitin 2003, kur trupat e tyre u kthyen dhe u rivarrosën. Pritja katër vjeçare u shndërrua në agoni shekullore për nënën Pashke. Ndonëse fija e fundit e shpresës për kthimin e tyre të gjallë nuk ishte djegur ende, ajo kishte pohuar se nuk do të jetonte më nëse djemtë nuk i kthehen të gjallë. Me 24 maj 2003 trupat e Gjovalinit dhe Milanit veçse ishin kthyer dhe tash po rivarroseshin. Ajo fije e fundit e shpresës së nënës Pashke se ata mund të kthehen të gjallë tashmë u dogj. Vetëm tri ditë më pas, nëna Pashke i vuri flakën vetës për t’i dhënë fund jetës e dhimbjes për bijtë e saj. Sakrifica të vetëflijimit si ajo e Oso Kukës tek Lahuta e Malcis, të cilën nëna Pashke e dinte përmendësh, nuk janë të panjohura për popullin tonë. Por, dhimbja e revolta e një nëne të cilës ia rrëmbyen, vranë, e morrën peng trupat e të bijve, e ndezur në flakë, është sakrificë sublime e llojit të vetë. Nëna Pashke na bënë ta kujtojmë qëndresën e sakrificën e të gjitha grave – nënave, bashkëshorteve, motrave, e bijave, përgjatë gjithë historisë sonë. Ajo nuk na lë të harrojmë për asnjë moment se drejtësia për secilin rast është minimumi që duhet kërkuar për dinjitetin e tyre – sepse koha e vuajtjet e tyre janë të pakthyeshme e paharrueshme. Këto histori dhe domosdoshmërinë e drejtësisë nuk mund t’i harrojmë për asnjë moment. Ato janë të freskëta dhe duhet kujtuar sidomos në këtë kohë kur diskutohet me shumë lehtësi për kompromiset me Serbinë dhe ndarjen e Kosovës.

Previous Post

Ekspozita fotografike “Colours of Albania” ne Ulqin

Next Post

Komuna e Tuzit fillon furnizimin me ujë në zonat rurale të Malësisë, 24 orë në sherbim të qytetarëve

Next Post
Komuna e Tuzit fillon furnizimin me ujë në zonat rurale të Malësisë, 24 orë në sherbim të qytetarëve

Komuna e Tuzit fillon furnizimin me ujë në zonat rurale të Malësisë, 24 orë në sherbim të qytetarëve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org