• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ministri në Detyrë Cakaj, në takim me faktorin politik shqiptar në Malin e Zi

9 Mars, 2019
in Lajme
Ministri në Detyrë Cakaj, në takim me faktorin politik shqiptar në Malin e Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në Detyrë Cakaj në takimet me faktorin politik shqiptar në Malin e Zi – Zgjedhjet në Tuz, mesazh i shkëlqyer i bashkimit të shqiptarëve.

Gjatë vizitës në Malin e Zi, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me të gjithë përfaqësuesit e faktorit politik shqiptar në vendin fqinj.

Ministri në Detyrë u ndal të zhvillonte takime dypalëshe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptareve, Faik Nika, Kryetarin e Partisë Forca, Nazif Cungu, Kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar, Mehmet Zenka, Kryetarin e Alternatives Shqiptare, Nik Gjeloshaj, Kryetarin e Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, Kryetarin e Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, Kryetarin e Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Saubih Mehmeti, si dhe me Kryetarin e Perspektivës, Amir Hollaj.

Në takimin me ta Ministri Cakaj nënvizoi rolin konstruktiv dhe aktiv të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi në proceset integruese euro-atlantike, tepër të rëndësishme si për vetë shqiptarët, ashtu edhe për të ardhmen e Malit të Zi.

Ndër të tjera, Ministri në Detyrë Cakaj duke iu referuar rezultatit të mirë të koalicionit “Malësia na Bashkon” për zgjedhjet lokale në Komunën e re të Tuzit, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që mbart unifikimi i mëtejshëm i mbarë spektrit politik shqiptar në Malin e Zi.

“Shembulli i Tuzit flet më mirë se çdo retorikë tjetër për nevojën e unifikimit të shqiptarëve për të nxitur, zhvillimin e mëtejshëm ekonomik te tyre, përmirësimin e jetesës, përfaqësimit të tyre më të mirë në institucionet qendrore e lokale, si dhe arritjen e disa standardeve të reja në arsimimin, ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave të shqiptarëve në Mal të Zi.” – u shpreh Kryediplomati shqiptar në takimin me partitë shqiptare të Malit të Zi.

Në takimin me faktorin politik shqiptar, rëndësi e veçantë iu dha edhe bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimit të zonave në dy anët e kufirit, në funksion të mundësimit të programeve.

Tags: Lëvizja Qytetare PerspektivaLidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ)Alternativa Shqiptare (ASH)Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)Amir HollajMehmed ZenkaFadil KajoshajNazif CunguFaik NikaNik GjeloshajFatmir GjekaNikollë CamajForca e re DemokratikePartia Demokratike (PD)Genci NimanbeguSaubih MehmetiGent CakajUnioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH)Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi (KKSH)
Previous Post

Ministri i jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj takon Genci Nimanbegun – Uron fitoren në Komunën e Malësisë

Next Post

Gjeloshaj: Kishte tentativa të shumta për të zvarritur vullnetin në përkrahjen e Forumit Shqiptar

Next Post
Gjeloshaj: Kishte tentativa të shumta për të zvarritur vullnetin në përkrahjen e Forumit Shqiptar

Gjeloshaj: Kishte tentativa të shumta për të zvarritur vullnetin në përkrahjen e Forumit Shqiptar

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org