• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Zgjedhjet lokale në Malësi, më shumë se një proces politik

1 Mars, 2019
in Opinione/Editoriale
Zgjedhjet lokale në Malësi, më shumë se një proces politik
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Robert Gj. Ivezaj


Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak ditë deri te Zgjedhjet lokale, në Malësi po mbizotëron një atmosferë si asnjë herë më parë. Interesimi i madh, që nganjëherë ngjanë në eufori, vërehet te votuesit, por edhe te diaspora, ku një numër jo i vogël kanë udhëtuar në Malësi për të votuar.

Kjo gjendje është e shpjegueshme, pasi që, zgjedhjet lokale të 3 marsit për Malësinë kanë një dimension ndryshe nga zgjedhjet si një proces politik. Ato nuk janë thjeshtë zgjedhje nga të cilat do të dalin 32 këshilltarë të Kuvendit, e nga ku do të formohet një qeverisje lokale.

Përveç faktit se janë zgjedhje historike, ku për të paren herë zhvillohen në status të Komunës të barabartë me komunat tjera në Mal të Zi, është hera e parë që subjektet politike shqiptare dalin të bashkuar në një listë zgjedhore.

Në këto zgjedhje, e përsëris, të cilat janë më shumë se një proces politik, do të vendosen themelet e Komunës së Malësisë. Këto themele doemos duhet të ndërtohen nga ata të cilët identifikohen më rrënjët e këtij vendi. Ardhacakët dhe jo-shqipfolësit tjerë gjithashtu mund të jenë pjesë, por jo bartës të këtij procesi. Në të kundërtën, në Malësi do të vazhdohet procesi i çrrënjosjes së vetvetes.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të flasin më shumë për ne sesa për subjektet politike që janë në garë për votë, sepse votuesi shqiptar në këto zgjedhje ka vetëm një zgjidhje. Kësaj radhe vendimi se kujt do ti jepet vota nuk bije as mbi programet politike, as në projektet e (pa)realizuara dhe as në premtimet parazgjedhore.
Është e vërtet se votuesi shqiptar me të drejtë mund të ketë pakënaqësi me veprimtarinë dhe vendimet e mëparshme të partive shqiptare, por në këto momente të rëndësishme kjo nuk guxon të shprehet në vendimmarrje të votës.
Vota për “Forumin Shqiptar” lidhet me ndërgjegjen dhe dinjitetin tonë, prandaj është obligim i padiskutueshëm për çdo votues që është dhe ndjehet shqiptar.

Në anën tjetër, për partitë shqiptare ky duhet të jetë një fillim i ri. Të mësojnë nga gabimet e të kaluarës, të vazhdojnë të palëkundur e të bashkuar edhe pas zgjedhjeve, duke respektuar fjalën, njëri-tjetrin dhe votuesin, përndryshe do të dënohen për tradhti që nuk do t’u falet.

 


 

Tags: Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-ASH)Robert Gj. IvezajZgjedhjet lokale në Tuz 2019
Previous Post

Neser Konventa përfundimtare e Koalicionit “Malesia na Bashkon”

Next Post

Albert Camaj: E ardhmja lind sot, prandaj të sigurojmë të nesërmen duke votuar koalicionin Forumi Shqiptar, ”Malësia na Bashkon”!

Next Post
Albert Camaj: E ardhmja lind sot, prandaj të sigurojmë të nesërmen duke votuar koalicionin Forumi Shqiptar, ”Malësia na Bashkon”!

Albert Camaj: E ardhmja lind sot, prandaj të sigurojmë të nesërmen duke votuar koalicionin Forumi Shqiptar, ”Malësia na Bashkon”!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org