• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Mustafaj, ish-Ministër i ,MPJ-së, së Shqipërisë: Partia e Gjukanoviqit në pushtet po përdor metoda të ligjshme e të paligjshme, për t’ua marrë fitoren shqiptarëve

27 Shkurt, 2019
in Etnike/Rajoni/Bota
Mustafaj, ish-Ministër i ,MPJ-së, së Shqipërisë: Partia e Gjukanoviqit në pushtet po përdor metoda të ligjshme e të paligjshme, për t’ua marrë fitoren shqiptarëve
Share on FacebookShare on Twitter

E diela e 3 Marsit do të jetë një ditë historike për shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi, ku do të zhvillohen zgjedhje lokale, nga ku shpresohet që drejtimin e kësaj komune ta ketë një shqiptar.

1 shtator 2018 ka hyrë në fuqi Ligji që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit, duke e ndarë atë përfundimisht nga Komuna e Podgoricës.

Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Më 30 janar 2019 në Tuz, tre subjektet politike kryesore shqiptare (Alternativa Shqiptare-ASH, Lidhja Demokratike Shqiptare-LDSH dhe Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH) nënshkruan një Deklaratë mbi koalicionin parazgjedhor “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia në bashkon”.

Kjo mundësoi kandidimin me një listë të vetme, çka mund të maksimizojë votat e tyre.

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme, duke komentuar këto zgjedhje, i tha Top Channel se ato përmbushin një aspiratë të kahershme të shqiptarëve: “Për herë të parë ne shohim klasën politike të shqiptarëve në Malin e Zi të bashkuar në një listë të vetme. Pra, tregon një pjekuri që duhet konkluduar me fitore. Por, është edhe përpjekje e shqiptarëve të diasporës dhe për hir të së vërtëtës e të gjitha qeverive shqiptare të Tiranës”.

Partia Demokrate Socialiste e Millo Gjukanoviçit, thotë Mustafaj, do të mundohet me çdo kusht t’i fitojë këto zgjedhje: “Partia e Gjukanoviçit në pushtet po përdor metoda të ligjshme e të paligjshme, mjete të ligjshme e të paligjshme për t’ua marrë këtë fitore shqiptarëve”.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka edhe një mesazh për diasporën e shqiptarëve nga Tuzi: “Ju lutem të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të votojnë në komunën e Tuzit, kudo ku janë nëpër botë, të bashkohen ke kutia e votimit. Është një fitore e përbashkët ose disfatë e përbashkët, jo vetëm e atyre që jetojnë në Tuz”.

Top Chanel

Tags: Besnik MustafajForumi Shqiptar (ASH-LDSH-ASH)
Previous Post

Genc Prelvukaj (Etnon): Shqiptaret duhet të jenë bashkë këto ditë për ta ngjyrosur kuq e zi qytetin e Tuzitt

Next Post

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbështet Forumin Shqiptar

Next Post
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbështet Forumin Shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbështet Forumin Shqiptar

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org