• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Rama kundër hyrjes në Shqipëri të Telekom Serbia

10 Tetor, 2018
in Etnike/Rajoni/Bota
Rama kundër hyrjes në Shqipëri të Telekom Serbia
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është kundër hyrjes në tregun vendas të telefonisë celulare të kompanisë serbe Telekom Serbia. “Ky është një sektor strategjik dhe natyrisht, qeveria shqiptare pyetet, i kërkohet një mendim nga vetë ata që janë të interesuar. Qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë, bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, u shpreh sot zoti Rama.

Telekom Serbia është ofruar të blejë kompaninë Telekom Albania, pjesë e grupit gjerman T-Mobile, një ndër dy operatorët më të mëdhenj në Shqipëri. Një ditë më parë presidenti serb Aleksandar Vuci ishte shprehur se do të komunikonte për këtë çështje me kryeministrin shqiptar, por zoti Rama nuk dha shpjegime nëse kishte ndodhur apo jo një komunikim i tillë mes të dyve.

Javën e shkuar përfaqësuesit e Telekom Serbija u takuan në Tiranë me ministrin Damian Gjiknuri, i cili gjithashtu ishte shprehur se prania e tyre nuk ishte e mirëpritur dhe se do të ishte e papërshtatshme edhe për vetë aktivitetin e biznesit pasi mund të provokonte reagime të natyrës politike.

Mësohet se Telekom Serbia ka bërë ofertën më të lartë prej 61 milion eurosh, ndërsa në garë janë dhe kompani turke, bullgare dhe një biznesmen grek.

Tags: Edi RamaTelekom AlbaniaTelekom Serbia
Previous Post

Dilema e vlerave dhe e kompromisit

Next Post

Gjeloshaj: Ligji zgjedhor diskriminon shqiptarët

Next Post
ASH dorëzon listën për Podgoricë – LDSH ende e pavendosur

Gjeloshaj: Ligji zgjedhor diskriminon shqiptarët

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org