• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 7 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ivanaj:Pushteti ka mashtrua edhe diasporen

3 Tetor, 2018
in Lajme
Ivanaj:Pushteti ka mashtrua edhe diasporen
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit Komunal të Malësisë, i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Ivan Ivanaj, në numrin e sotëm të gazetës “Dan”, deklaroi se pushteti ka mashtruar diasporën lidhur me asfaltimin e rrugës së Kojës dhe të Trieshit.

Ivanaj theksoi se sipas të gjitha gjasave, Koja dhe Trieshi, dy fshatra të Malësisë të cilat janë të harruara nga Komuna e Tuzit, do ta presin edhe këtë dimër me rrugë të shkatërruara dhe të papërfunduara.

“Para tre vitesh, diaspora e Kojës nga Amerika, kanë organizuar dhe vendosur të ndihmojnë vendlindjen e tyre dhe, meqenëse rruga ishte e ngushtë dhe në gjendje të keqe, të gjitha mjetet i dedikuan për zgjerimin e saj, pasi që kishin premtime nga administrata e Kryeqytetit, se ata pastaj do të asfaltojnë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në zhvillimin e trevës, dhe në parandalimin e largimit të banorëve të këtij fshatit.
Megjithatë, që nga ajo kohë kanë kaluar tre vite dhe nga asfalti nuk ka asgjë. Zotërinjtë nga pushteti kësaj rrugë i kujtohen vetëm para zgjedhjeve, kur premtojnë fusha dhe male, e se si i realizojnë premtimet e dhëna, më së miri tregon edhe ky shembull. Gjendja aktuale e rrugës është katastrofale, asfalti që ka ekzistuar më parë pothuajse tërësisht është zhdukur, kështu që sot pas shumë vitesh rruga e Kojës është pa asfalt”, tha Ivanaj.

Ivanaj thekson se as në Triesh situate nuk është asgjë më e mirë.

“Po ashtu, përmes mjeteve të mëdha të diasporës, rruga u zgjerua dhe është bërë gati për asfalt, e edhe pse, në hapjen e gjysmës së rrugës së ndërtuar, e gjithë elita qeverisëse ishte prezent dhe premtoi se kjo rrugë do të përfundohet së shpejti, kjo nuk është bërë deri më sot”, tha Ivanaj.

“Janë të pa asfaltuara pjesët e tjera nga kilometri i shtatë deri te Fudnat, dhe nga fshati Delaj deri në fshatin Poprat. Pjesa nga Delajt deri në Poprat është në gjendje të atillë që praktikisht është e mundur të udhëtohet vetëm me automjete të rënda. Megjithëse kjo pjesë ishte e asfaltuar më parë, nga asfalti nuk ka mbetur asgjë, sepse është shkatërruar gjatë zgjerimit të rrugës, ndërsa tamponi që u shtrua me shpresë se rruga do të asfaltohet është tërhequr plotësisht”, shtoi Ivanaj.

Ivanaj apeloi te autoritetet e Komunës, që në afat sa më të shkurtër, të intervenojnë dhe të gjejnë zgjidhje që këtyre fshatrave t’u ndihmohet, duke kërkuar që për vitin tjetër, në mënyrë obligative, këto dy rrugë të përfshihen në buxhetin e Komunës, në mënyrë që me vepra ta tregojnë përkujdesjen e barabartë për të gjithë qytetarët e Malësisë, përfundoi Ivanaj.

Albert Camaj

Tags: Ivan IvanajLidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)
Previous Post

Emina Çunmulaj ndihmon një familje e cila jeton në varfëri ekstreme (VIDEO)

Next Post

Camaj: Emërimet dhe punësimet në komunën e Tuzit të njëanshme, diskriminojnë gjysmën e Malësisë

Next Post
Lista Lidhja Demokratike Shqiptare, qytetari të bëhet faktor, e jo të mbetet dekor

Camaj: Emërimet dhe punësimet në komunën e Tuzit të njëanshme, diskriminojnë gjysmën e Malësisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org