• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 15 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ndarje selektive dhe e padrejtë e buxhetit për kulturën në Komunën e Tuzit

8 Korrik, 2018
in Lajme
Ndarje selektive dhe e padrejtë e buxhetit për kulturën në Komunën e Tuzit
Share on FacebookShare on Twitter

Në Konkursin Publik të shpallur më 04.06.2018., nga ana e Komisionit për shpërndarjen e mjeteve financiare, OJQ-ve me seli në Komunën e Tuzit, në pikën e parë të Konkursit shkruan:

  1. Ftohen organizatat joqeveritare të regjistruara në Mal të Zi me seli në Komunën e Tuzit, të cilat janë të regjistruatra deri në ditën e shpalljes së këtij Konkursi, që të dorëzojnë fletparaqitjet e veta për konkurs për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti të dedikuara për financimin e OJQ-ve të Komunës së Tuzit në kuadër të Kryeqytetit, për vitin 2018, për projekte që ralizohen në territorin e Komunës së Tuzit.
  2. Në pikën 7., Paragrafin katër shkruan:
  • Aktivitetet e planifikuara jashtë Komunës nuk do të merren para syshë.

Pika e parë nga vendimi i marrë nga ana e komisionit për ndarjen e mjeteve të parapara OJQ-ve është shkelur pikërisht pika e parë e Konkursit. Përkatësisht në bazë të listës së OJQ-ve të cilin e ka sjedhur Komisioni dhe nënshkruar kryetari i Komisionit Naser Kërkanoviq shifet qartë se mjete të konsiderueshme financiare janë ndarë për aktivitete të cilat do të mbahen jashtë territorit të Komunës së Tuzit. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe e konkursit, veprim i cili iriton çdo njeri normal e jo ma OJQ-të të cilat bëjnë sakrifica, vetë financim dhe punë të mëdha vullnetare thjeshtë për të hedhur në dritë kulturën, traditën, trashigiminë dhe historinë tonë.

Në bazë të regjistrit të sjedhur nga ana e Komisioni gjegjës së paku në dy raste është shkelur rregullorja.

Po ashtu nëse me kujdes lexohet dhe analizohet regjistri i sjedhur nga ana e Komisionit gjegjës mund të vërehet ndarja seleksionimi dhe ndarja selektive e mjeteve financiare….

Gjithashtu në bazë të të dhënave nga regjistri në dispozicion vërehet mes tjerash edhe ndarja e pa barabartë dhe e pa drejtë e mjeteve financiare.

Nga 16 OJQ – të “peshqeshuara” të mbështetura nga ana e Buxhetit të Komunës vërehet qartë disharmoni në sasinë e mjeteve të shpërndara: nga 2.550€ sa ka fituar SH.K.A. “Ramadan Sharkiq” deri 200€ sa u ranë për pjesë dy shoqatave me minimumin e mbështetjes.

OJQ Labeatët këtë here ishin të mbështetur me 4.5% nga kërkesa të cilën e paraqiti me projëktin e vet.

Këto fakte sjedhin dyshim se shpërndarja e buxhetit për kulturë është bërë në mënyrë të padrejtë dhe selektive madje edhe diskriminuese në shumë aspekte.

Ky rast mund të shtrohet në pyetje: Nga nxirren mjetet për financimin e OJQ-ve, a ndoshta nga xhepi I individëve, nga mëshira dhe ndjenjat e individëve për OJQ-të.

Lexues të nderuar a mendoni se punën e palodhur, sakrificat fizike, financiare dhe intelektuale të anëtarëve të OJQ-ve kështu duhet ta vlersojnë dhe mbështesin organet kompetente të Komunës për të cilën njerëzit tonë po gbehen pas sajë duke e mbështetur me votën e vet pushtetin aktual.

Ky është një rast i mire për shumë votues që ta vënë gishtin në tamth dhe të mendojnë mire për shumë gjëra, ta kthjellin mendjen e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që buxhetet e Komunës ndahen pa ligjë. Kohë më parë por edhe vitë më përpara janë bërë veprime të tilla edhe në sektorin e kulturës e sidomos në sektorin e sportit.

Ky ishte një ilustrim adekuat i shkeljeve flagrante e të drejtave në Komunën e Tuzit.

Edhe disa pyetje:

  • Nga rrjellin mjetet e parapara për buxhetin e Komunës?
  • A jemi ne pagues të tatimeve dhe obligimeve ndaj këtij shteti?
  • A jemi ne qytetarë të rendit të dytë?
  • A kemi ne të drejtë ti shijojmë frytet e taksapaguasëve tonë?
  • A kemi ne të drejtë ta kultivojmë kulturën dhe trashigiminë tonë?
  • A kemi ne të drejtë të jemi promovues të kulturës dhe trashigimisë s`onë?

Lexues të nderuar mendoni pak dhe e pyetni vehten a kemi gishta në pushtetin aktual në Komunën e Tuzit?

Me nderime:
Këshilli ekzekutiv i OJQ Labeatët.

Tags: Komuna e Tuzit - komunë në kuadër të KryeqytetitOJQ Labeatët
Previous Post

Junçaj shpreh zhgënjim për ndarjen e mjeteve nga Komuna e Tuzit, për Shoqatat Joqeveritare në Malësi

Next Post

Perleshje në Shas, banorët pengojne fizikisht rrugëtimin e Amfilohijes për në kala (video)

Next Post
Perleshje në Shas, banorët pengojne fizikisht rrugëtimin e Amfilohijes për në kala (video)

Perleshje në Shas, banorët pengojne fizikisht rrugëtimin e Amfilohijes për në kala (video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org