• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Dimensioni atdhetar e njerëzor i Kolë Prëkë Gojçaj

14 Qershor, 2018
in Opinione/Editoriale
Dimensioni atdhetar e njerëzor i Kolë Prëkë Gojçaj
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Në kërkim të  njerëzve të shquar  nga Malësia që kanë bërë emër   dhe janë gdhendur në kujtesën e komunitetit  si veprimtarë  të shquar të çështjes kombëtare  më 12 qershor  2018 u njoha për herë të parë me mërgimtarin shumëvjeçar në Shtete të Bashkuara të Amerikës ( Detroit)  Kolë Prëkë Gojçaj , në shtëpinë e tij të lindjes në Helmicë të Hotit. Për këtë burrë të Malësisë dhe atdhetar të denjë më tregoi një mik yni i përbashkët po ashtu nga Amerika. Falë nismës së tij m’u dha rasti e mundësia  të bashkëbisedoj shkurt me Kolën për rrugëtimin e tij   të jetës dhe për aktivitetet e tij të shumta larg vendlindjes në shërbim të çështjes kombëtare, veçmas në përpjekjet  serioze  të tij dhe të mërgimtarëve të tjerë shqiptarë në  diasporë  për lirinë,  shtetësinë e mëvetësinë e Kosovës.

Ai, u lind e u rrit në një familje me tradita të ngjizura patriotike, e me ndjenja të theksuara kombëtare. Pasgjysmë dekade jetë në  mërgim (Itali e Amerikë), para pesë vitesh vullnetarisht është kthyer në shtëpinë e të parëve, e cila siç thotë ai, pesë herë është djegur  e bërë shkrum  e hi   me topa gjatë sundimit  turk bashkë me shtëpinë e heroit tonë kombëtar Dedë Gjo’Lulit. Kola, para 22 vitesh, kur ndodhej për vizitë prindërve të tij, ndër të tjera, u kishte thënë vëllezërve: “ Deri sa të des vetë  jekto dy dyer nuk myllen. Por, edhe i tjetër dua me jua tha. Derisa te jetë vëllau ma i vogli Luca,  haram u kjoftë rrita e babës dhe gjini  i nanës ni kjoftë se dryhetjekjo derë. Sepse, ajo ka histori. Asht e lame disa herë me gjak.”

Dashuria që ka treguar Kolë Gojçaj për vendlindjen më përngjanë në  dashurinë që ka pasur Odiseu  ndaj Itakës të cilën asnjëherë nuk e harroi.   Kola pasi i vdiqën prindërit  dhe shtëpia mbeti pa banorë  nuk e harroi fjalën e dhënë.” Unë kam vendosë  me u kthye përgjithmonë  në Malësi” – i tha familjes.  Burri i Malësisë foli prerë si dikur. E mbajti fjalën. Tregoi karakterin e fortë. Nuk pranoi të gënjejë. Vullnetarisht u nda nga familja. U rikthye aty prej nga ishte larguar. Por tashmë në moshë të thyer. Erdhi me  dëshirën e madhe  për të vazhduar  traditën e ngjizur të të parëve, ku  javën e kaluar kremtoi 82 vjetorin e lindjes. As vetmia, as mosha  nuk ia kanë zbehur kënaqësinë e tij. Përkundrazi ndjehet shumë i kënaqur e i përmbushur  në vendlindje.për vendimin e pazakontë e të rrallë që ka ndërmarrë, ndonëse natyrshëm  ndjen mungesën e  familjarëve të shumtë në Amerike.

Ky malësor i  ndershëm  e fisnik  i familjes  së afërt   të Kolë Marash Vatës, i cili u vra në Kryengritjen e Malësisë në vitin 1911 dhe i Tomë Nikës , i cili , siç e evlerësuan britmëtarët (vajtorët) në ditën e vdekjes kishteqenë  krahu i djathtë i Dedç Gjo’ Lulit,   i kujton me nostalgji të gjithë njerëzit me të cilët është rritur. Të  gjitha ngjarjet që i ka dëgjuar nga burrat e urtë të Hotit e të Malësisë. Të gjitha vështirësitë,. Të gjitha vuajtjet që i ka përjetuar populli i tij gjatë kohës së shkuar.   I mbrujtur nga prindërit me ndjenja të thella atdhetare  gjithmonë vuante dhe vuan shpirtërisht copëtimin e Shqipërisë. Fliste dhe flet vazhdimisht  për padrejtësitëqë i kishin bërë shtetit tonë amë  fuqitë e mëdha në vitin 1913. Ka dënuar me gjithë forcën e tij regjimin  komunist në ish– Jugosllavi dhe atë të  Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. U bë pjesë e të gjitha aktiviteteve të diasporës shqiptare në Amerikë  për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e saj. E ndihmoi haptas  në mënyra të ndryshme, qofshin ato financiare apo luftarake, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila më vonë e nderoi atë  me  titullin   veteran i saj.  Për  kontributin e tij të madh për Kosovën gëzon  respektin, mirënjohjen dhe autoritetin e përfaqësuesve më të lartë të  shtetit të dytë shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po aq   i  madh sa veprimtaria patriotike  është edhe dimensioni njerëzor i Kolë Gojçaj. Qysh në paraqitje të parë  rrezatonte mençuri, mirësi e dashuri njerëzore. Madhështia e trupit shoqërohej me madhështinë e shpirtit. I thjeshtë. Komunikues. I papërtuar për çdo kërkesë të afërmeve, të shokëve, të miqve. I gjendur pranë nevojave dhe halleve të shqiptarëve. Kudo që e përplasën  valët e jetës, nuk u ankua. Nuk u përkul.  E as u ligështua. Edhe kur përjetoi vdekjen tragjike të vëllait dhe djalit. Edhe kur për veprimtari kombëtare për 16 vjet nuk iu lejua të vizitojë prindërit. Edhe kur e mbijetoi burgun në Mal të Zi. Thënë me pak fjalë. Ishte dhe mbeti   një njeri  në kuptimin e plotë të fjalës  me virtyte të larta njerëzore,  të cilat  duhet të jenë  shembull për brezat e ardhshëm shqiptarë.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Gjeloshaj: DPS nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet

Next Post

KKSH: Urime festën e Bajramit të Madh

Next Post
KKSH: Urime festën e Bajramit të Madh

KKSH: Urime festën e Bajramit të Madh

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org