• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjeloshaj: Sukses, jo vetëm për ASH e mue personalisht, por për krejt Malësinë

28 Maj, 2018
in Opinione/Editoriale
Gjeloshaj: Sukses, jo vetëm për ASH e mue personalisht, por për krejt Malësinë
Share on FacebookShare on Twitter

Nik Gjeloshaj falënderon votuesit për përkrahjen e dhënë:

Të nderuar qytetarë,

Fillimisht, dëshiroj që në emrin tim dhe të ASH, nga zemra të falenderoj të gjithë qytetarët/votuesit që na e besuan votën!

Poashtu falenderime të veçanta për FORCËN, i vetmi subjekt politik shqiptarë që na përkrahi publikisht!

Unë vlerësoj që kjo arritje politike është rikthim i fuqishëm i zërit shqip mbas 20 vitesh në kryeqëndrën e Malit të Zi.
Pra, gjenerata e re, e bashkuar rreth ASH arriti të fitojë këshilltarin në Kuvendin e Podgoricës.
Në të njëjtën kohë ASH fitoj një këshilltar në Plavë, e që munguan shumë pak vota për mandatin e dytë. Pra, munguan afro 40 vota, aq sa LDSH u’a fali boshnjakëve të Shahmanoviqit.

Alternativa Shqiptare, e shtrirë në 4 komunat ku shqiptarët jetojnë, me 7 këshilltarë në Tuz, 1 në Guci, 1 në Plavë dhe 1 në Podgoricë, është subjekti nacional me numrin më të madh të këshilltarëve në nivel të shtetit të Malit të Zi.

Ju e dini shumë mirë çfarë fushate e ndyrë politke është bërë kundrejt nesh, nga disa fronte me qëllime të njohura!
Ashtu sikur kemi pohuar disa herë, qytetari me mbështetjen ndaj nesh u tregoj “atyre” ku e kanë vëndin!

Ne vlerësojmë që kjo fitore është një sukses, jo vetëm për ASH e mue personalisht, por për krejt Malësinë.
Ua kam thënë mbrëmë simpatizuesve duke festuar se fitorja më e madhe është, se ne muarëm vota dhe mbështetje nga e mbarë Malësia dhe shqiptarët që jetojnë në Podgoricë.
Mbrëmë festuam të gjithë bashkë, pra kjo është fitorja më e madhe që duhet të gëzoj çdo dashamirë të Malësisë dhe shqiptarëve kudo ndodhën.

Përgjegjësinë që na ka besuar votuesi, do të vazhdojmë t’a artikulojmë me punë konkrete në shërbim të qytetarit shqiptarë,në trojet e veta etnike.
Pra, ne nuk do të ndalemi, por me punë konkrete, seriozitet dhe me nivele më të larta të përgjegjësisë, do të përfaqësojmë popullin shqiptarë, pa dallime dhe me dinjitet deri në Faktorizimin dhe Integrimin e merituar!

Sinqerisht,
Nikë Gjeloshaj

Tags: Alternativa Shqiptare (ASH)Nik Gjeloshaj
Previous Post

KF Malësia shënon përvjetorin e vdekjes së Prelë Sinishtaj

Next Post

Misioni i OSBE-së: Ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë, Selmanaj punimet vazhdojnë

Next Post
Misioni i OSBE-së: Ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë, Selmanaj punimet vazhdojnë

Misioni i OSBE-së: Ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë, Selmanaj punimet vazhdojnë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org