• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Karvani i shkrimtarëve vendas, takim letrar në Medresenë “Mehmed Fatih”   

27 Prill, 2018
in Kulturë
Karvani i shkrimtarëve vendas, takim letrar në Medresenë “Mehmed Fatih”   
Share on FacebookShare on Twitter

Karvani i shkrimtarëve vendas vizitoi të enjten, më 26 prill 2018, Medresenë “Mehmed Fatih” – Milesh, ku u mbajt takim letrar me shkrimtarët Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj, Nikollë Berishaj dhe Hajredin Kovaçi, të cilët për nxënësit dhe mësimdhënësit e Medresesë dhe të shkollave fillore “Mahmut Lekiq” dhe “29 Nëntori” kanë lexuar pjesë nga krijimtaria e tyre. Pjesë e programit janë bërë edhe vetë nxënësit e Medresesë, disa prej të cilëve kanë lexuar krijimet e tyre letrare. Takimi letrar është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Medresenë “Mehmed Fatih”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Me këtë rast, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka dhuruar 35 tituj të botimeve të kësaj shoqate dhe autorëve që bëjnë pjesë në të për bibliotekën e Medresesë “Mehmed Fatih”, si pjesë e aksionit për pasurimin e fondit të librave të bibliotekave të shkollave shqipe në Malin e Zi.

Karvani i shkrimtarëve vendas është ideuar si vizitë e autorëve shqiptarë në Malin e Zi, të cilët janë pjesë e SHAI “Art Club”, dhe e autorëve të tjerë, në shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Ai ka për qëllim që nxënësit të njihen me shkrimtarët shqiptarë dhe letërsinë shqipe që krijohet në Mal të Zi, të komunikojnë drejtpërdrejt me autorët, t’i nxisë nxënësit për t’u marrë me krijimtarinë letrare etj.

 

 

 

 

 

Ulqin, më 27. 04. 2018                                                                             SHAI “Art Club”

Tags: Art Club
Previous Post

Ulqin – ”Gigakoalicioni i posteve dhe privilegjeve”

Next Post

Draga: Presidentin e përcaktuan votat e popujve pakicë

Next Post
Draga: Presidentin e përcaktuan votat e popujve pakicë

Draga: Presidentin e përcaktuan votat e popujve pakicë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org