• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Inati më i rëndë se vota

23 Prill, 2018
in Opinione/Editoriale
Inati më i rëndë se vota
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë më parë, në Komunen e Ulqinit, filluan negociatat për formimin e pushtetit lokal. Edhe pse partitë politike shqiptare në këtë komunë fituan më së shumti mandate, duke ua mundesuar të vetme formimin e pushtetIt lokal, sipas paralajmërimeve të mediave lokale nga kjo komunë, kryetar i ri i Komunës së Ulqinit do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Sipas portalit Ul-Info, në këtë insiston kjo parti, në negociatat për formimin e pushtetit, të cilat filluan ditë më parë.

Po sipas këtij portali per diçka të tillë partia e Gjukanoviqit ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Mehmed Zenkës, që do të thotë se ka përkrahjen e 18, nga gjithsej 33 këshilltarë në parlamentin lokal.

Pjesë e pushtetit lokal në Ulqin, sipas paralajmërimeve do të jenë edhe Social Demokratët me 3 këshilltarë dhe Partia Boshnjake me një këshilltarë.

“Drejtuesve të Forcës së re demokratike, me të cilët dje negocioi drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq dhe anëtari i kryesisë së kësaj parti dhe koordinatori për Ulqin dr. Halil Dukoviq, e që kërkojnë që atyre t’u takojë vendi i Kryetarit të Komunës”, u është dhënë afati deri të hënën që të deklarohet se a dëshiron të jetë pjesë e koalicionit të gjerë, por jo kryetari, shkruan portali Ul Info.

Është e dhimshme se si partitë shqiptare i degjojnë lideret nga Tirana e Prishtina, për të perkrah Millo Gjukanoviq, për president, por jo për të bërë pushtet shqip, në Ulqin.

Për fat të keq dhe duke u falenderuar partive shqiptare si duket kjo komunë po shkon nën drejtimin e timonin e DPS-së, pasiqë për disa lider shqiptar më me rëndesi kanë inatet personale se çeshtjen kombëtare.

Forca, e cila këmbëngul në kryetarin e komunes, nëse këtë gjë nuk e arrinë, do të mbetet në opozite, çka do të shihej si veprim i denjë, dhe me siguri këtë subjekt do ta veçonte nga ata që shiten për një gram pushtet.

Votuesit shqiptar u dhanë mundësi partive shqiptare që të qeverisin Ulqinin, por atyre më rëndë u peshon inati se vota.

Albert Camaj

 

 

Tags: Albert Camaj
Previous Post

Gashaj: Multikultura dhe politika

Next Post

Shkëndija shqiptare, kampione e Maqedonisë

Next Post
Shkëndija shqiptare, kampione e Maqedonisë

Shkëndija shqiptare, kampione e Maqedonisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org