• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 28 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Lidhja Demokratike Shqiptare, Homazh në Bratilë, me rastin e 107 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

7 Prill, 2018
in Lajme
Lidhja Demokratike Shqiptare, Homazh në Bratilë, me rastin e 107 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Më 6 prill 2018, Lidhja Demokratike Shqiptare, në vazhdën e aktiviteteve të veta programore dhe kombëtare, në mënyrë të organizuar, tashmë tradicionalisht, bëri homazhë në Bratilën legjendare, me rastin e 107 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Të pranishem në këtë Homazh përpos LDSH-së, ishin edhe përfaqësues të Alternativës Shqiptare.

Të pranishëmve u drejtua kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj, i cili i përshëndeti dhe në pika të shkurta foli për rëndësinë e shënimit të kësaj date historike të Malësisë së Madhe, e cila i parapriu Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

“Dalim këtu edhe sivjet si ç’do vit tash gati 30, që kur jemi organizuar politikisht ne shqiptarët në Mal të Zi. Nuk dalim këtu për të bërë manifestime, as promovime, por dalim thjesht për t’u përkulur para këtyre gurëve të larë me gjakë, të larë me gjakun e të parëve tonë, të cilët na bënë që të ndihemi krenar, na bëjnë që të dimë të vlerësojmë njerëzit të cilët rezistuan në kohë shumë më të vështira. Përkulemi para gjithë atyre që na mësuan se nuk është zgjidhja t’i përkasim vetëm të fortit, por t’i përkasim të drejtit; na mesuan se nuk është zgjidhje që të jetojmë si zvarranikë, por më mirë të vdesim në këmbë. Ky është amaneti dhe porosia e tyre, porosia që u la atë ditë, këtu ku u ngrit flamuri për të parën here pas 500 vjetëve të fshehur diku në errësi, por të ruajtur në zemrat e shqiptarëve, në zemrat e malësorëve”, tha Camaj.

Për nderë të kësaj ditë dhe të aktivistëve që ishin në Bratilë, ashtu edhe si ç’do vit me radhë, familja e Martin Kolë Tomës Dedvukaj, pinjoll i shtëpisë së Dedë Gjo Lulit, servuan një koktei.

Albert camaj

Tags: 6 Prilli Kryengritja e MalësisëLidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)Nikollë Camaj
Previous Post

Zef Ujkaj: Kryengritja e Malësisë së Madhe (1911)

Next Post

Në Tuz-Malësi festohet 107 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Next Post
Në Tuz-Malësi festohet 107 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Në Tuz-Malësi festohet 107 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org