• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Salaj: Zgjedhjet lokale në Malësi dhe dualizmi i liderëve politikë shqiptarë

8 Dhjetor, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Ali Salaj

Votat e zgjedhjeve lokale në Malësi i nxorën lakuriq partitë politike shqiptare. Nxori lakuriq egon e përfaqësuesve politikë, mendjemadhësinë dhe bajraktarizmin e tyre. Nxori lakuriq edhe “Marrëveshjen parimore” për bashkëpunim paszgjedhor, e cila nuk ishte asgjë tjetër vetëm një mjegullnajë dhe mashtrim për votuesit shqiptarë.

Loja e tyre, si në teatrin e absurdit, nuk i lejoi këta burra që të krijonin një koalicion parazgjedhor. Inatet dhe urrejtja kundër njëri-tjetrit nuk e la Malësinë të bashkohet. Sikur vetëm pak këta liderë të ishin tolerantë, të sinqertë dhe bashkëpunues, do të dakordoheshin për një koalicion parazgjedhor që pa dyshim do të mbështetej fuqishëm nga votuesit, i cili me zemër beson në bashkim, i prirur nga efekti socio-psikologjik që nxitë masën. Koalicioni i tillë do të ishte motiv shtesë për votuesit shqiptarë dhe me siguri do të rezultonte me dy këshilltarë më shumë në favor të partive shqiptare, duke e dobësuar gjithsesi DPS-në në këto zgjedhje.

Partitë politike shqiptare jo që nuk bënë koalicion parazgjedhor, por zhvilluan një fushatë të ashpër kundër njëri-tjetrit. Fushata nisi në faqet e gazetave malazeze “Dan”, “Vijesti” dhe “Pobjeda”, për të vazhduar nëpër mediat sociale ku shpërfillen njëri-tjetrin me akuza të ndërsjella, duke harruar se përballë e kishin DPS-në.

Në portalet partiake u angazhuan “analistë” të grupimeve të interesit që preferonin një parti ose një lider të caktuar, duke i denoncuar partitë dhe liderët tjerë, gjë që edhe më shumë thelloi përçarjen ndërshqiptare.

Disa nga këta analistë nuk i ftuan partitë shqiptare në një koalicion parazgjedhor. Nuk kërkuan bashkimin e tyre për të mirën e Malësisë, por bënë thirrje që vota t’i jepet vetëm njërës listë zgjedhore. Nuk i mbështetën “pinjollët e Malësisë” në mënyrë të barabartë, por shkuan aq larg saqë bënë krahasime megalomane me epitete si “Makroni i Malësisë”, që tek elektorati shqiptar u kthye në batutën më qesharake, si “Laknori i Malësisë”, për të definuar pozitën e lidershipit sot në Mal të Zi.

Megjithatë, definimin më të qëlluar të lidershipit shqiptar në Mal të Zi e bëri këngëtari i mirënjohur Nikollë Nikprelaj. I zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve në Malësi, Nikprelaj iu kushtoi atyre një këngë me çifteli, ku lidershipat shqiptarë i quan “Liderluca”, kurse një strofë i këngës në mënyrën më figurative pasqyron dualizmin e liderëve dhe të partive politike shqiptare në Mal të Zi:

“Liderlucat o ndër oxhaqe

Herë me bërka, herë mustaqe,

Tue shtua peshë, tue ba kile

Pa u mërzitë se po ban hile

Nëpër çanta shlivovica

Tue luftua o për pakica”

(N. Nikprelaj)

Dhe në vend që liderët shqiptarë të reflektojnë për rezultatin dështues dhe të japin dorëheqje, ata po bëjnë bilancin e suksesit duke e shpallur partinë e vet si “subjektin më të madh nacional”!

Kështu të dehur nga vetëkënaqësia, ata po bëhen gati t’i turren edhe Ulqinit në zgjedhjet e 4 shkurtit, për të përhapur edhe më shumë farën e përçarjes te shqiptarët në Mal të Zi. Edhe atje po i bëjnë “përgatitjet intensive” që bashkë me partitë tjera shqiptare që veprojnë në Ulqin ta instalojnë sa më mirë DPS-në e Gjukanoviqit.

Nuk thotë kot një proverb i njohur popullor se “qeni i keq ta bie ujkun në torishtë”.

Tags: Ali SalajZgjedhjet Lokale 2017
Previous Post

Nëntori zhgënjyes në Malësi

Next Post

DPS-së i duhen 2 këshilltarë, por ka 5 më tepër se sa i nevojitën për formimin e shumicës

Next Post

DPS-së i duhen 2 këshilltarë, por ka 5 më tepër se sa i nevojitën për formimin e shumicës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org