• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 3 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Nëntori zhgënjyes në Malësi

8 Dhjetor, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Ulkiana Tela

Edhe pse në prag të ,,Ditës së shenjtë Arbërore,, kësaj date të rëndësishme për kombin tonë, datë kjo e bashkimit dhe fitorës së popullit tonë të shumëvuajtur,ne këtë nëntor u zgjuam të zhgënjyer e të hidhëruar nga disfata e thellë e partive shqiptare në zgjedhjet lokale në Malësi.

Pritshmëria se këto ditë krenarie do festonim me zemër plot e me dinjitet që kemi ruajtur identitetin tonë kombëtar, vlerat e traditat tona.Ajo e shenjta besë e shqiptarit u thye, një hije turpi mbulon atë trevë kreshnike.Sot Malësia heshtë e ka ulur kokën, sot s’kanë vlerë këngët e vallet,sot flamurin mos e ngritni lerëni në gjysëm shtizë,sot le të vajtojë Malësia, jo për vete,po për ju të mjerë që e tradhëtuat veten, që u mashtruat nga e keqja e u shitet për pak.

Ndonëse u bë një përpjekje zyrtare nga Tirana dhe Prishtina që të krijohej një platformë e përbashkët mes partive shqiptare në mënyrë që të bashkohen për t’i ofruar elektoratit shqiptar një mundësi zgjedhjeje,mirëpo siç ndodh rëndom në këto 27 vite pluralizëm politik,prapë historia e njëjtë përsëritet me dështimin e marrëveshjes dhe aty fillon e gjitha nga e para,debati dhe akuza për fajtori, ku topi gjuhet sa në njërën sa në tjetrën palë,duke u larguar nga ajo kryesorja, përçarja!

Diaspora edhe kësaj rradhe nuk heshti,pavarësisht largësisë dhe bindjeve të ndryshme, ato dërguan përmes një letre jehonën emocionale e atdhedashëse duke kërkuar nga populli që të votohet shqip e të mbështetëshin partitë shqiptare. Ata u munduan që të zgjonin ndjenjën atdhedashëse në mënyrë që të jenë malësorët zot të vendit të vet,ato donin t’ua kujtonin të kaluarën dhe premtimet që u shndrronin në mashtrime,kërkuan që bijtë e bijat e asaj toke të ndëshkonin me votë këtë politikë që ndër vite i la në skamje, të papunë e të zhvlersuar e përbuzur,kërkuan të ndëshkohen ato që ndër vite s’na lënë rrugë tjetër përveç rrugës së mërgimit „për një jetë më të mirë”,ata kërkuan,mirëpo rezultatet vyshkën kërkesën dhe shpresën e tyre. Realitetit i sotëm të bën të pyesësh veten se mos vallë ne jemi zhveshur nga çdo gjë e jona, nga kombi,atdheu ,nga e kaluara jonë; mos vallë kemi filluar të harrojmë kush jemi, bijtë e kujt jemi?

Mendoj që ka ardhur koha që liderët e partive shqiptare të mbajnë përgjegjësi politike e morale e jo të fajësojnë votuesit, por të punojnë e të ndryshojnë qasje ndaj problemeve e vështirësive të popullit. Ato duhet të kthejnë besimin e humbur duke pranuar gabimet në te shkuarën dhe duke qënë me modest në interesat e arritjet personale ndaj atyre shoqërore.Besoj se ka kaluar koha e politikanëve të tillë dhe këtë po e bën të njohur votuesi shqiptar. Ndoshta është koha që të krijohen programe afatgjatë e të mirëfilltë për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi, e jo si deri tani me doracakë parazgjedhor sa për sy e faqe.Realiteti i këtyre zgjedhjeve nuk mund të përkthehet ndryshe nga nevoja për ndryshimin e skenës politike dhe largimin e njerëzve të korruptuar e marioneta që jetojnë për arritjet personale para atyre kombëtare.Por nga ana tjetër edhe votuesi shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm dhe me vizionar për të ardhmen, ato nuk duhet t’ia lejojnë vetes gabimin e të rënit pre e mashtrimeve, blerjes apo premtimeve.Në mënyrë të veçantë duhet të vetdijësojmë të rinjtë,të cilët me premtimin e një vendi pune ndihen të detyruar të nënshtrohen zgjedhjes së pushtetit dhe të largohen nga të qënurit vetvetja e të aftë për të vetvendosur.

E gjithë kjo që ndodhi në Malësi është një këmbanë alarmi për partitë shqiptare që po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale në Ulqin,në mënyrë që të mos përjetojnë fiasko të njëjtë,por të marrin mësim nga kjo e ndodhur,të ulen e të analizojnë gabimet dhe të metat e tyre,të krijojnë kauza me vlerë gjithëpopullore si dhe të mundësojnë përfshirjen e të rinjve në numër sa më të lartë.

 

Tags: Ulkiana TelaZgjedhjet Lokale 2017
Previous Post

UDSH fajëson ASH-në për mos-jetësimin e Marrëveshjes

Next Post

Salaj: Zgjedhjet lokale në Malësi dhe dualizmi i liderëve politikë shqiptarë

Next Post

Salaj: Zgjedhjet lokale në Malësi dhe dualizmi i liderëve politikë shqiptarë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org