• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjonaj: Malazezimi i votave shqiptare rrezikon shuarjen e shqiptarëve si etnitet

30 Nëntor, 2017
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Të dielën e shkuar përfunduan edhe një palë zgjedhje lakale në Malësi – Tuz.  Me votën e qytetarëve të atjeshëm me shumicë shqiptare partitë shqiptare, sipas konfirmimit të rezultateve paraprake,   pësuan humbje të thellë. Në Kuvendin e ardhshëm të Komunës Urbane të Tuzit tri partitë shqiptare konkurruese, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, do të kenë vetëm 12 nga gjithsej 32 ulëse.  Zgjedhjet i fitoi bindshëm partia në pushtet.   Të   kota ishin   përpjekjet zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës për bashkimin  e subjekteve shqiptare në prag të këtyre zgjedhjeve, sikurse  edhe thirrjet e diapsorës  shqiptare që qytetarët e Malësisë të votojnë shqip.   Për njohësit e mirë të rrethanave të këtushme politike asgjë e re dhe e befasueshme.  Befasi do të ishte sikur të kishte ndodhur e kundërta, na mëson e kaluara.

Fenomeni i derdhjes së votave shqiptare në kutitë e partive malazeze  është një fenomen i vjetër, i cili po shtohet prej zgjedhjeve në zgjedhjeve në Malësi, por edhe në treva tjera të banuara me shqiptarë në Malin e Zi.     Leksioni i radhës i Partisë Demokratike të Socialistëve  do të duhej të jetë një  fakt tepër   shqetësues për subjektet politike shqiptare, nëse vërtetë  nuk duan të  lejojnë  që shqiptarët me votat e tyre të  rrezikojnë shuarjen e tyre si etnitet. Kjo çfarë  ndodhi  të dielën me elektoratin shqiptar në Malësi forcon partitë malazeze ( qytetare) dhe rrezikon shuarjen e shqiptarisë në trojet etnike të shqiptarëve   në këtë republikë.   Humbja e partive shqiptare në Tuz  peshon për mënyrën sesi erdhi, e më tepër për mënyren sesi e gjeti faktorin shqiptar të përçarë, të ndarë në një garë jo me të tjerët, por ballë vetes, shqiptarë ndaj shqiptarësh të coptuar e kundra njëri-tjetrit.

Ky  dështim  i rezultatit zgjedhor, apo malazezim i votave shqiptare,   mud të pritet edhe në zgjedhjet e ardhshme  lokale në Komunën e Ulqinit.  Veç sot dëgjohen komente nëpër Ulqin nga aktivistë të partive  të ndryshme shqiptare se  PDS-ja  do të na fshijë edhe ne  sikur ata  në Tuz. Andaj  spektri politik shqiptar duhet urgjentisht të ndryshojë strategjnë e vet të deritashme.  Duhet të reflektojë pozitivsht. Dhe për këtë ka vetëm një zgjdhje. Të rikthejë besimin e humbur të zgjedhësve shqiptarë. E kjo është e mundur vetëm nëse lidershiqpi shqiptar i kupton arsyet që e shtynë votuesin shqiptar në Malësi  të veprojë në këtë mënyrë dhe cila është porosia e verdiktit të tij që e  dha më 26 nëntor 2017. 

Lidershiqpi shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi. Të mos i interesoj më shumë pushteti se sa halli i shqiptarëve të  ngratë.  Të kutpojë se mbi të gjitha është në shërbim të interesave të qytetarëve më parë, e vetes pastaj. Nga ana tjetër shqiptarët duhet të jenë vigjilent e mos të mashtrohen nga ofertat e tyre që fshehin diçka shumë të madhe, që na çon shumë shpejt kah asimilimi.

Ashtu sikurse vota e malazezëve është e malazezëve dhe u mbetet atyre,  ashtu edhe vota e  shqiptarëve është e shqiptarëve dhe duhet të mbesë e shqiptarëve. Nëse ndodh e kundërta në Mal të Zi nuk do të ketë përmirësim të statutit qytetar të shqiptarëve.

Tags: Gjekë GjonajZgjedhjet Lokale 2017
Previous Post

DPS së shpejti fillon bisedimet për formimin e pushtetit në Tuz

Next Post

Përfaqësuesë të komuniteteve fetare të Ulqinit së bashku në tubimin “Të ruajmë harmoninë ndërfetare”

Next Post

Përfaqësuesë të komuniteteve fetare të Ulqinit së bashku në tubimin “Të ruajmë harmoninë ndërfetare”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org